Kuriozitete

Furia e ‘minjve kanibalë’ fajësohet për zjarre e epidemi në lindje të Australisë (fotot)
Kuriozitete

Furia e ‘minjve kanibalë’ fajësohet për zjarre e epidemi në lindje të Australisë (fotot)

Më parë ishin grerëzat vrasëse, pastaj “gjinkallat zombi”, ndërsa tani nga Australia vjen tmerri i minjve kanibalë, madje dhe ‘piro-maniakë’. Miliona minj në përhapjen më të madhe në disa dekada në Australi kanë nisur të hanë njëri-tjetrin e madje duke shkaktuar zjarre në shtëpitë e njerëzve, thonë raportimet nga vendi. “Kur ata nuk kanë më gjak, ose kur nuk kanë më fara për të ngrënë, ata nisin kanibalizimin, nisin të hanë njëri tjetrin,” tha Xavier Martin, kreu i shoqatës së fermerëve në New South Wales, për rrjetin ITV News. “Janë kafshë të neveritshme,” tha ai teksa miliona brejtës të pakontrolluar shiheshin të merrnin gjithçka përpara, në videot tronditëse nga vendi.               Situata është më e rëndë në rajonin e N...
Në Hënë mund të përdoret WhatsApp dhe të shikohet Netflix
Kuriozitete

Në Hënë mund të përdoret WhatsApp dhe të shikohet Netflix

Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp. Madje mund të shikojnë edhe Netflix.       Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës. Nick Shave, zv/president i programeve strategjike të Inmarsat, tha: “Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”.       Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë, që tashmë do të jenë më të lehta për astronautët, që nuk do t’i humbin serialet e preferuara.
Detaje nga të dhënat e 500 milionë përdoruesve të Facebook gjenden në një faqe interneti!
Kuriozitete

Detaje nga të dhënat e 500 milionë përdoruesve të Facebook gjenden në një faqe interneti!

Të dhënat e më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebook janë gjetur të disponueshme në një faqe në internet për hackers. Informacioni duket të jetë disa vjeçar, por është një shembull tjetër i sasisë së madhe të informacionit të mbledhur nga Facebook dhe faqet e tjera të rrjeteve sociale dhe kufijve se sa i sigurt është ai informacion. Disponueshmëria e grupit të të dhënave u raportua së pari nga Business Insider. Sipas këtij botimi, ai përmban informacion nga 106 vende duke përfshirë numrat e telefonit, ID-të e Facebook, emrat e plotë, vendndodhjet, datat e lindjes dhe adresat e postës elektronike. Facebook ka vite që merret me çështjet e sigurisë së të dhënave. Në vitin 2018, gjiganti i rrjeteve sociale çaktivizoi një veçori që lejonte përdoruesit të kërkonin njëri-tjetrin përme...
Kujdes, ky virus i ri mund t’iu vjedhë të dhënat nga telefoni
Kuriozitete

Kujdes, ky virus i ri mund t’iu vjedhë të dhënat nga telefoni

Një virus i fuqishëm mund të marrë kontrollin e plotë të telefonit Android dhe t’ju vjedhë të dhënat. Sipas studiuesve të sistemeve të sigurisë, ky virus është i maskuar në formën e një përditësimi, që instalohet si aplikacion jashtë Google Play, dhe fsheh dhe filtron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e të shënjuarit drejt e në serverat e operatorit.       Bëhet fjalë për hackim mesazhesh, kontakte, detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, për thirrjet telefonike, si dhe për shkrepje fotosh duke përdorur kamerat e telefonit. Ky virus përgjon edhe vendndodhjen, pohojnë studiuesit, pa e kuptuar përdoruesi. “Është më i sofistikuari i realizuar deri më sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar”,- thotë drejtori i kompanisë Zimperium, Shridhar Mittal. &n...
Shkencëtarët: Një planet i huaj ndodhet “i fshehur brenda qendrës së Tokës”
Kuriozitete

Shkencëtarët: Një planet i huaj ndodhet “i fshehur brenda qendrës së Tokës”

  Një planet i huaj mund të “fshihet brenda qendrës së Tokës”, pretendon një studim i fundit. Ekspertët mendojnë se një planet i quajtur Theia i cili mund të jetë përplasur me Tokën mund të ketë lënë copa vetvetiu në brendësi të planetit tonë.       Disa shkencëtarë mendojnë se kjo përplasje në hapësirë ​​formoi Hënën, ata gjithashtu kanë studiuar gjurmët specifike të përplasjes që mbeten të varrosura thellë në mantelin e Tokës. Qian Yuan, një ekspert i gjeologjisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës në SHBA, mendon se pikat misterioze të dendura në brendësinë e planetit tonë janë pjesë specifike e planetit Theia që janë ende të paprekura brenda Tokës. Në një letër e prezantuar në Konferencën e Shkencës Hënore dhe Planetare, Yuan dhe ekipi i tij shpjegojnë...
Arka e Noes”, është në Hënë/ Ku ruhet ADN-ja e 6.7 milionë specieve?!
Kuriozitete

Arka e Noes”, është në Hënë/ Ku ruhet ADN-ja e 6.7 milionë specieve?!

  Një e ashtëquajtur “Arkë e Noes”, në Hënë mund të ruajë ADN-në e 6.7 milionë specieve të njohura të bimëve, kafshëve, kërpudhave e formash të tjera jete në Tokë. Propozimin e kanë bërë një grup shkencëtarësh që mendojnë se arka në fjalë, apo banka e gjeneve siç preferojnë ta quajnë, do të mund të qëndrojë brenda tuneleve e shpellave që ka skalitur llava mbi 3 miliardë vjet më parë dhe fuqinë për konservimin do ta merrte nga panele diellore të vendosura posaçërisht për këtë gjë. Materiali gjenetik do të ruhej në mënyrë kriogjenike.         Për transportimin e tij drejt Hënës, do të duheshin e pakta 250 lëshime anijesh hapësinore. Shkencëtarët besojnë se një sipërmarrje e tillë do të mbronte jetën e egër të planetit tone, si nga skenaret ...
E rrallë në Egjipt/ Zbulohen mumie me gjuhë të artë
Kuriozitete

E rrallë në Egjipt/ Zbulohen mumie me gjuhë të artë

  Arkeologët kanë zbuluar mumiet 2000-vjeçare me gjuhë të artë të në Egjiptin verior. Një ekip egjiptian-domenikan që punonte në tempullin Taposiris Magna të Aleksandrisë zbuloi 16 varre në shkëmb, metodë e njohur në epokën greke dhe romake. Brenda ishin mumiet e ruajtura dobët. Mendohet se të vdekurve iu dhanë amuleta me fletë ari, të formuara si gjuhë, në mënyrë që ata të mund të flisnin para oborrit të perëndisë Osiris në jetën e përtejme. Egjiptianët e lashtë besonin se Osiris ishte Zot i botës së krimit dhe gjykatës i të vdekurve. “Zoti” paraqitet me dekorime në kartonë, një material i bërë nga shtresa suvaje, liri dhe ngjitës, që mbështeste pjesërisht një nga mumiet, tha arkeologu kryesor, Kathleen Martinez i Universitetit të Santo Domingo. Dekoratat e praru...
Fotografi ‘shkel privatësinë’ e peshkaqenëve duke i xhiruar gjatë seksit (foto të rralla)
Kuriozitete

Fotografi ‘shkel privatësinë’ e peshkaqenëve duke i xhiruar gjatë seksit (foto të rralla)

  Disa pamje të pabesueshme janë publikuar së fundmi të momentit kur një çift peshkaqenësh ‘Majëbardhë’ po shijonin “disa çaste pasioni” në një breg koralor të oqeanit Paqësor. Dy të dashurit ishin përdredhur me njëri-tjetrin me turi në fundin e detit, ku mashkulli shihet që kafshon pendën e femrës teksa fut ‘kapësen’ e tij në kloakën e femrës, siç quhen nga shkenca organet gjenitale të peshkaqenëve. Ky ritual i kafshimit për të mbajtur në pozicion femrën gjatë procesit të çiftëzimit, është i zakonshëm në disa specie peshkaqenësh.       Fotografi nënujor Ron Watkins, kapi imazhet e mrekullueshme në brigjet e ishullit Cocos në Kosta Rika. Ai tha: “Ishte një ngjarje shumë e rrallë për të dëshmuar. Fotografi të kësaj sjelljeje te peshkaqenët janë d...