Gorillat shokojnë vizitorët e fëmijët me veprimet seksuale në kopshtin zoologjik (fotot)
Majmunët primatë gjendeshin përpara xhamit ndarës me vizitorët kur nisën intimitetin me njëri-tjetrin dhe nuk e vranë mendjen fare per prindërit qe ndalonin fëmijët e tyre t’i shikonin.
Çifti i eksituar i gorillave nisi veprime seksuale orale para një grupi fëmijësh në kopshtin zoologjik të Bronx në New York City.
Veprimet e rënda u panë nga një baba që kishte sjellë fëmijët për një ditë zbavitjeje.
“U shokova, nuk e kisha idenë se diçka e tillë ndodhte në botën e egër”, tha ai për të përditshmen vendase New York Post.
Në pamje dy gorrillat shihet që afrohen për një përkëdhelje, por shpejt ajo kthehet në një veprim publik seksual.
Aktet shokuan të gjithë të rritur e të vegjël.
“Oh Zot, mos!” dëgjohet një prej dëshmitarëve, që më pas u thotë fëmijëve: “Mos shihni!”...








