Nikotina stimulues i butë kimik i prodhuar nga disa bimë
Nikotina është stimulant i fuqishëm parasimpatomimetik dhe alkaloid që gjindet në bimët e familjes Solanaceae[1].
Nikotina gjendet në duhan
Nikotina
Nikotina është ndër alkaloidet kryesore e cila gjendet në gjethe dhe në rrënjët e duhanit. Në gjethe të duhanit edhe alkaloide të tjera. Në gjethe të thara të duhanit gjenden 4-5% nikotinë. Ajo nuk gjendet e lire por e komponuar me acidin citric dhe atë malik. Nikotina është lëng vajor, ka aromë duhani, në ujë tretet mirë.
Përdoret në mjekësi dhe në veterninari. Në sasi të vogla, nikotina shërben stimuluese e frymëmarrjes, ndërsa në sasi të mëdha rreth 40 mg shkakton paralizën e frymëmarrjes dhe vdekje. Shërben si insektmbytës në veterinari, për sëmundje parazitore të lëkurës. Në industri kimike shërben për përfitimin e acidit ni...








