Ajnshtajni kishte të drejtë! Studimi i ri për vrimat e zeza vërteton teorinë e shkencëtari-Çkemi News
Ekziston një zonë në skajin e vrimave të zeza ku materia nuk mund të qëndrojë më në orbitë dhe në vend të kësaj bie, siç parashikohet nga teoria e tij e gravitetit.
Duke përdorur teleskopë për të zbuluar rrezet X, një ekip astronomësh ka vëzhguar për herë të parë këtë zonë – të quajtur “rajoni i zhytjes” – në një vrimë të zezë rreth 10,000 vite dritë nga Toka. “Ne e kemi injoruar këtë rajon, sepse nuk i kishim të dhënat,” tha shkencëtari i kërkimit Andrew Mummery, autori kryesor i studimit të botuar të enjten në revistën Monthly Notices of the Royal Astronomical Society. “Por tani që i kemi, nuk mund ta shpjegonim dot ndryshe.”
Nuk është hera e parë që vrimat e zeza kanë ndihmuar në konfirmimin e teorisë së madhe të Ajnshtajnit, e...








