Sport

Vllaznia qëndron në krye të Superligës
Sport

Vllaznia qëndron në krye të Superligës

  Vllaznia vijon të jetë në krye të Superligës edhe pas javës së shtatë. Skuadra shkodrane fitoi 3-0 me Kastriotin, duke shkuar në kuotën e 16 pikëve. Kjo është humbja e parë sezonale për ekipin krutan. Në ndjekje të Vllaznisë është Kukësi që arriti suksesin e katërt radhazi, duke u ngjitur në vendin e dytë. Ekipi i Skënder Gegës fitoi 3-0 ndaj Bylisit në Ballsh. Mallakastriotët që ende nuk kanë festuar një triumf këtë sezon zbritën në fund të renditjes. Partizani- Teuta u mbyll pa gola. Durrsakët patën mundësinë më të mirë për të shënuar, por penalltia e goditur nga Emiljano Vila u prit nga Alban Hoxha. Ky ishte barazimi i pestë radhazi për Teutën.     Tirana u kthye te fitorja, madje duke e arritur në fushën e Laçit. 1 – 0 përfundoi ndeshja me kurbinasit falë goli...
Berisha: Po të ishim një kombëtare, do të na kishte frikë gjithë Europa
Sport

Berisha: Po të ishim një kombëtare, do të na kishte frikë gjithë Europa

  Gardiani i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ishte në krah të trajnerit Edi Reja në konferencën për shtyp në prag të vëllazërores me Kosovën, që do të luhet nesër pasdite në "Elbasan Arena" dhe që do të shërbejë si test për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Berisha foli për situatën e vështirë dhe mungesat e shkaktuara nga koronavirusi, teksa vuri theksin te ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke anashkaluar disi rëndësinë e përballjes së nesërme me Kosovën. Sa mund të ndikojnë mungesat në këto paraqitje? Me siguri është situatë njësoj për të gjithë. Jemi të përgatitur për këtë ndeshje. Megjithë mungesat, të gjithë që kanë ardhur janë të vetëdijshëm. Është më mirë kur i gjithë ekipi jep maksimumin. Fitoret janë detyrim për ne. Si është atmosfera në grup? Atmosfera ë...
Dëshmia e ikonës së mundjes: Në Finlandë më ofruan “Benz”, kurse në Shkodër një libër të Enverit
Nder Vite, Sport

Dëshmia e ikonës së mundjes: Në Finlandë më ofruan “Benz”, kurse në Shkodër një libër të Enverit

Publikohet historia e panjohur e Eljaz Guri nga Vraka Shkodrës, një nga legjendat e sportit të mundjes në Shqipëri për gati 25 vite me radhë, i cili u pikas nga tranieri i njohur i ekipit “Vllaznia” Njac Lacuku që e aktivizoi atë me ekipin e të rinjëve të atij qyteti. Në 1962-in Eljazi doli kampion kombëtar, duke mundur sportistë me emër, si Halil Stojkun “Dinamos”-s, etj., dhe një vit më pas ai konkuroi me ekipin e të rriturve të “Vllaznisë”, ku doli në vënd të dytë dhe më pas si kampion kombëtar. Kalimi i Eljazit tek ekipi “Partizani”, pas interesimit të tranierit të famshëm Luigj Deda dhe fitoret e tij ndaj mjeshtrave të mëdhenj të mundjes shqiptare, si: Mirash Vuksanin e “Vllaznisë”, Stefan Gjeneralin, Mark Currin e Piro Kokalarin e “Partizani”-t, Asim Omurin e Sport-Klub Tiranës, Ha...