Dëshmia që “Dridh” Tiranën: ‘Kam prova për vrasje me urdhër shtetëror!’ – Ushtari i Talo Çelës sfidon drejtësinë britanike për të mos u kthyer në ‘ferrin’ shqiptar
LONDËR – Një seancë gjyqësore në zemër të Londrës është kthyer në një "bombë" mediatike që ka kapërcyer kufijtë e drejtësisë ordinere, duke vënë në shënjestër kupolën më të lartë të shtetit shqiptar. Irfan Azizi, i mbijetuari i një atentati mafioz, ka lëshuar akuza rrëqethëse në tentativën e tij të fundit për të bllokuar ekstradimin drejt Shqipërisë.
Akuza që kalon kufijtë e krimit
I ulur përballë autoriteteve britanike në Westminster Magistrates' Court, Azizi nuk ka kursyer asgjë. Sipas detajeve ekskluzive të publikuara nga gjiganti britanik Daily Mail, ai ka pretenduar se zotëron prova kompromentuese që lidhin vrasje të profilit të lartë me zyrat më të rëndësishme në Tiranë.
"Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin me urdhër të tij dhe gjithashtu për Minist...








