Viruset mbushin qendrat shëndetësore! Mjekët flasin për simptoma më agresive
Edhe pse shumë nga qytetarët të prekur nga virusi i gripit, Covid apo viroza të tjera, nuk paraqiten menjëherë tek mjeku nëpër qendra shëndetësore, ka fluks të shtuar në këto ditë të para të janarit .
“Kam qenë shumë keq, me një temperaturë 37.5 për 5 ditë më dhimbje kockash , si shenja Covidi duken”, u shpreh një pacient.
Mjekët thonë se klinika që shfaqin pacientët duket më agresive, pasi pacientëve u duhet kohë të marrin veten.
“Këto ditë ka një fluks të shtuar, vijnë më kollë, ethe dhe temperaturë. Duket një klinikë më agresive pasi zgjat më shumë në kohë dhe ka shfaqur komplikacione nga infeksionet respiratorë të sipërme dhe ato të poshtme, deri dhe infeksione urinare”, u shpreh doktoresha Jonida D...








