Ckemi

Vjenë/ Vetëm gjatë 24 orëve, pesë gra të vrara
Ckemi

Vjenë/ Vetëm gjatë 24 orëve, pesë gra të vrara

  Policia austriake po heton vrasjen e katër grave dhe një adoleshenteje brenda 24 orëve në Vjenë, në dy vepra të veçanta kriminale. Në incidentin e parë, tre gra u vranë me thikë brenda një shtëpie publike nga një burrë i cili më pas u arrestua dhe po merret në pyetje. Trupat e grave u gjetën në një ndërtesë në zonën qendrore të Brigittenau rreth orës 21:00 të së premtes (me orën lokale), pas një telefonate në polici dhe shërbimet e urgjencës. Se   I dyshuari, i përshkruar nga policia si një shtetas afgan 27-vjeçar , u gjet i fshehur pranë shtëpisë publike me një thikë në dorë. Motivi i vrasjes aktualisht nuk dihet, ka raportuar BBC. Në një tjetër incident, që ndodhi më herët të premten, një grua 51-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçar...
Shenjat me fat dhe pa fat të javës, nga 18.02 deri më 24.02.
Ckemi

Shenjat me fat dhe pa fat të javës, nga 18.02 deri më 24.02.

ME FAT Peshqit dhe Ujori, të lindur në fillim të dhjetëditëshit të parë, këtë javë, të paktën deri në datën 23, nuk do të keni asnjë ankesë. Jeni në maksimumin tuaj, në aspektin romantik dhe financiar, do të gjeni mënyra për të dalë nga rrugët pa krye ose mund t’ju vijnë mundësi të mrekullueshme. Nga ana tjetër, romantikët do bëhen (ju që nuk jeni), të ëmbël, simpatikë dhe të dashuruar.   PA FAT Luanët, Demi, Akrepi, të lindur në mes të dhjetëditëshit të parë, me Marsin në Ujor që ju bën katror, ​​nuk ndiheni aspak rehat në vendndodhjen “marrëdhënie”, “shtëpi”, “punë”. Bëhuni gati sepse klima pritet të dinamitizohet, sidomos në datën 22, me skena e kontradikta nga më të ndryshmet, rivalitete, pretendime e kërkesa, të cilat mund të sjellin largësi e deri në ndarje....
Fshati Çam ku jetoi nëna e Aleksandrit, motër e Pirros – Çkemi News
Ckemi

Fshati Çam ku jetoi nëna e Aleksandrit, motër e Pirros – Çkemi News

  Zona me largësi thuajse dhjetë kilometra nga Janina, më parë kishte emër shqiptar dhe banohej sigurisht nga vendasit, shqiptarët./Konica.al Deri në vitin 1927. Fshati i Kastricës quhej “Barkmadhi” ose “Brakmadhi”, por meqenëse emri i këtij fshati kishte kuptimësinë e fjalës të gjuhës shqipe, atëherë me dekret të Mbretërisë së Greqisë, të 1 prillit 1927, FEK A76/1927, fshatit iu ndërrua emri, sikur edhe shumë fshatrave të tjerë në Epir. Kastrica ose Barkmadhi ndodhet buzë liqenit, gati dhjetë kilometra larg qytetit të Janinës. Sipas disa të dhënave, në këtë fshat në vitin 1196 është ndërtuar manastiri katolik i Shën Gjon Pagëzorit. Pra, banorët e këtij fshatit i përkisnin besimit katolik. Ndërsa, kisha dhe manastiret e ritit ortodoks, datojnë në vitin 1765. &n...
3 shenjat që tregojnë se jeni në një martesë të vetmuar
Ckemi

3 shenjat që tregojnë se jeni në një martesë të vetmuar

  Martesa konsiderohet shpesh si një mishërim i shenjtë i dashurisë reciproke mes partnerëve, por ndoshta ju nuk e dinit që ky akt mund të çojë edhe në vetmi të thellë mes tyre. Pavarësisht premtimit në altar për dashuri të përjetshme dhe mbështetje, realiteti mund të sjellë një tjetër anë të medaljes, duke i lënë partnerët të ndihen të vetmuar. Vetmia brenda martesës shtrihet përtej mungesës së aktit fizik, por çon edhe në një shkëputje emocionale dhe intimitet të paplotësuar.   Por, cilët janë tre faktorët që ndikojnë në vetminë gjatë martesës? 1-Ka një shkëputje emocionale Sipas një studimi të publikuar në Contemporary Family Therapy, çiftet që përfshihen në biseda të shpeshta dhe kuptimplota priren të përjetojnë kë...
Beleri kërkon të betohet, caktohet seanca në Kushtetuese
Ckemi

Beleri kërkon të betohet, caktohet seanca në Kushtetuese

  Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për zhvillimin e seancës gjyqësore për Fredi Belerin, i cili kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë qe nuk i dha leje për t’u betuar si kryebashkiak i votuar i Himarës. Po ashtu, Beleri kërkon shfuqizimin edhe të dy vendimeve, të gjykatave të posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, datë 1 qershor dhe 22 maj.   Seanca e parë do të mbahet në datën 19 mars, në orën 10:00, raporton gazetarja Anila Hoxha. Publikimi i vendimit nga Kushtetuesja vjen pak ditë pasi SPAK shpalli pretencën për Belerin duke kërkuar dënimin e tij me dy vjet dhe gjashtë muaj burgim, ndërsa për Pandeli Kokaveshin u kërkua dy vjet burg, që sipas sugjerimit të SP...
Toka e re? NASA ka zbuluar një planet që mund të ketë jetë
Ckemi

Toka e re? NASA ka zbuluar një planet që mund të ketë jetë

Nuk jemi vetëm. NASA ka zbuluar një planet që mund të ketë potencial për jetë. Ndodhet 137 milionë vite dritë larg dhe deklarata e agjencisë hapësinore foli për një “super-Tokë” që rrotullohet rreth një ylli të kuqërremtë, i cili, në astronomi, duket mjaft i ngjashëm me sistemin tonë diellor. Ishte teleskopi hapësinor TESS që zbuloi këtë planet të ri. Orbita e tij rreth yllit të kuq e bën më të lehtë për shkencëtarët ta gjurmojnë atë, dhe kështu ta studiojnë atë. NASA planifikon të studiojë më tej planetin, duke përdorur teleskopin James Webb, për të parë se sa më shumë mund të mësojmë rreth veçorive të tij.   E quajtën TOI-715b -po, pasi ka një diametër rreth një herë e gjysmë më shumë se diametri i Tokës dhe ndodhet strategjikisht brenda zonës “konservative” të banueshme që...
Horoskopi 16 Shkurt 2024, njihuni me parashikimin e yjeve për sot
Ckemi

Horoskopi 16 Shkurt 2024, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Dashi Kjo e premte do ju gjejë disi të hutuar dhe përhumbur. Nëse jeni grindur me një familjar apo partnerin/en, kërkoni ballafaqim dhe gjeni gjuhën e dialogut. Në punë, priten zhvillime të rëndësishme.   Demi Kjo ditë do të jetë mjaft produktive dhe do ju lejojë që të arrini marrëveshje dhe bashkëpunime shumë të rëndësishme për karrierën tuaj. Do të jeni të vendosur në atë që kërkoni dhe do të qëlloni në shenjë. Në dashuri kërkohet më shumë bashkëpunim me partnerin/en. Binjakët Kjo e premte do të jetë mjaft intensive dhe e lodhshme. Do të përballeni me tensione të shumta dhe do ju duhet të rrini të përqendruar maksimalisht për të mos rrezikuar. Nëse keni vështirësi apo fërkime në punë, mos u druani që të kërkoni ballafaqim me kolegët. Gaforrja ...
Reperët izraelitë bëjnë thirrje për vrasjen e Dua Lipës dhe Bella Hadid
Ckemi

Reperët izraelitë bëjnë thirrje për vrasjen e Dua Lipës dhe Bella Hadid

Dy reperë izraelitë kanë nxitur urrejtje në këngën e tyre “Harbu Darbu”, ku bëjnë thirrje për vdekjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe modeles së njohur Bella Hadid.   Tre muaj më parë, dyshja izraelite e repit Ness dhe Stilla shpalosën një sensacion rap që ka pushtuar internetin, duke grumbulluar 18.5 milionë shikime në YouTube. E titulluar "Harbu Darbu" në hebraisht, kënga shërben si një përgjigje e guximshme ndaj gjakderdhjes së shkaktuar nga terroristët e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor. Në videon muzikore, dyshja jep një mesazh drithërues, duke deklaruar: "Çdo qen do të marrë atë që po vjen atyre”, pas një liste me tre emra të famshëm   Ndër të përmendurit janë Dua Lipa, këngëtarja e njohur britaniko-shqiptare dhe Bella Hadid. Të d...