Ckemi

GJKKO i jep goditjen e radhës Ilir Metës — refuzohet kërkesa për lirim nga burgu!-Çkemi News
Ckemi

GJKKO i jep goditjen e radhës Ilir Metës — refuzohet kërkesa për lirim nga burgu!-Çkemi News

  Publikuar; ÇKEMI NEWS | 22 Tetor 2025 Ish-presidenti Ilir Meta mori sot një tjetër goditje nga drejtësia shqiptare. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e tij për t’u liruar nga qelia, duke vendosur që ai të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e njëjta që ka gjykuar disa çështje të profilit të lartë në vitet e fundit. Me vendimin nr. 672, datë 22.10.2025, gjykata e konsideroi të pabazuar në ligj kërkesën për “shuarjen e masës së sigurimit personal të arrestit në burg”.  Çfarë kërkoi Meta? Përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta kërkoi që gjykata ta lironte, duke argumentuar se: ka kaluar afati ligjor i qëndrimit në paraburgim, i cili sipas mbrojtjes ishte 1...
Incidenti para ndërtesës së Parlamentit në Beograd-Çkemi News
Ckemi

Incidenti para ndërtesës së Parlamentit në Beograd-Çkemi News

  Publikuar nga ÇKEMI News – 22 tetor 2025 Beograd — Mëngjesin e së mërkurës, jashtë ndërtesës së Narodna skupština Republike Srbije (Parlamenti i Serbisë) në Beograd u regjistrua një incident me të shtëna dhe zjarr – një ngjarje që autoritetet serbe dhe media e cilësuan “akt terrorist”. Çfarë ndodhi Rreth orës paradite, në zonën përpara parlamentit u dëgjuan disa të shtëna; më pas, u pa zjarri në një tendë të madhe që ishte vendosur saktësisht në oborrin e ndërtesës. Tenda rezulton të jetë një nga ato që ishin ngritur më parë nga mbështetës të presidentit Aleksandar Vučić, gjatë protestave anti-qeveritare që vazhdojnë prej kohësh. Nga mediat lokale raportohet se një person është plagosur — transmetuesi televiziv N1 njoftoi se viktima është një burrë 57-vjeçar, q...
Gjermania paralajmëron: Rusia mund të sulmojë NATO-n “në çdo moment”-Çkemi News
Ckemi

Gjermania paralajmëron: Rusia mund të sulmojë NATO-n “në çdo moment”-Çkemi News

  Publikuar nga Çkemi News Berlin, 22 Tetor 2025 – Shërbimi Federal i Inteligjencës i Gjermanisë (BND) ka hedhur alarmin për rrezikun e një përballjeje ushtarake të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s, duke paralajmëruar se tensionet aktuale mund të shndërrohen nga një “paqe e ftohtë” në një “përballje të nxehtë” në çdo moment. Drejtori i BND-së, Martin Jaeger, gjatë një seance të hapur në Bundestag, theksoi se Rusia po përdor një gamë të gjerë mjetesh për të testuar kufijtë e Evropës: sulme hibride, fushata dezinformimi, manipulime zgjedhore, sabotazh, vrasje me pagesë dhe shkelje të hapësirës ajrore nga dronët dhe avionët luftarakë. “Ne nuk duhet të presim deri në vitin 2029 për të shqetësuar veten. Rreziku është real dhe aktual,” tha Jaeger, duke paralajmëruar se M...
Mafia shqiptare si Ndrangheta? Gazetari italian zbërthen skemën misterioze që frikëson Europën-Çkemi-News
Ckemi

Mafia shqiptare si Ndrangheta? Gazetari italian zbërthen skemën misterioze që frikëson Europën-Çkemi-News

  Një investigim i publikuar nga gazetari italian Nello Trocchia ka tronditur botën e krimit dhe autoritetet europiane, duke krahasuar mafian shqiptare me famëkeqen ‘Ndrangheta’ të Kalabrisë. Sipas raportit, kjo organizatë nuk është vetëm një rrjet kriminal i zakonshëm, por një strukturë e sofistikuar dhe e fshehtë, ku grupet veprojnë si celula të vogla që zhduken pa gjurmë, duke e bërë pothuajse të pamundur ndalimin e tyre. Detajet e skemës së mafias shqiptare: Celulat operative: Grupi funksionon në celula të vogla, 30-50 anëtarë secila, që punojnë autonomisht, por janë pjesë e një rrjeti të koordinuar. Kur ndiejnë rrezik, zhduken menjëherë, duke i shpëtuar hetimeve të policisë. Trafiku dhe korrupsioni: Celulat janë të përfshira në trafikun e drogës, kontrabandë, ko...
Qeni po luante me kafkën e tij!”/ Zbulohen DETAJE makabre nga dosja e vrasjes së Klevis Lleshit — kush pagoi 50 mijë euro për ta zhdukur?-Çkemi News
Ckemi

Qeni po luante me kafkën e tij!”/ Zbulohen DETAJE makabre nga dosja e vrasjes së Klevis Lleshit — kush pagoi 50 mijë euro për ta zhdukur?-Çkemi News

Publikuar Çkemi News Një histori që të ngrin gjakun! Pas pesë vitesh hetimesh, SPAK ka zbuluar mozaikun e plotë të vrasjes makabre të Klevis Lleshit, 30-vjeçarit që u zhduk në gusht të vitit 2020 dhe u gjet disa muaj më vonë i groposur në një ullishte në Kurbin.  Si u zbulua trupi – “Qeni po luante me kafkën e tij” Pronari i ullishtes në fshatin Shpërdhet të Kurbinit kishte vënë re qenin e tij që luante me diçka të çuditshme. Kur iu afrua, pa një kafkë njeriu! Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe gjatë kërkimeve zbuloi kocka, pantallona sportive “Nike”, një fëshfëshe dhe një palë mbathje – të gjitha që përkonin me veshjet e Klevisit ditën e zhdukjes. Nëna e tij, Fatbardha Lleshi, ishte e para që dyshoi se pas gjithçkaje fshihej një konflikt i vjetër mes familjes Lleshi dhe f...
Dy të rinj humbin jetën në përplasje me armë në Durrës – dyshohet konflikt mes miqësh-Çkemi News
Ckemi

Dy të rinj humbin jetën në përplasje me armë në Durrës – dyshohet konflikt mes miqësh-Çkemi News

  Dy të rinj humbin jetën në përplasje me armë në Durrës – dyshohet konflikt mes miqsh Publikuar nga Çkemi News Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy të rinj kanë mbetur të vrarë pas një përplasjeje me armë zjarri në zonën e Manëzës, duke sjellë panik dhe tronditje tek banorët e zonës. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, pranë një karburanti në Manëz. Viktimat janë identifikuar si A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në këtë zonë. Hetimet paraprake tregojnë se gjithçka ka nisur pas një konflikti për motive ende të paqarta, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas burimeve policore, F. P. dyshohet të jetë vrarë nga sh...
Misteri që tronditi Kolumbinë: “Sfera e Buga” lëvizi kur u recituan mantrat e lashta sanskrite!-Çkemi News
Ckemi

Misteri që tronditi Kolumbinë: “Sfera e Buga” lëvizi kur u recituan mantrat e lashta sanskrite!-Çkemi News

  Buga, Kolumbi – Një objekt metalik misterioz i zbuluar këtë vit në qytetin Buga po ngjall polemika në mbarë botën. E njohur tashmë si “Sfera e Buga”, ajo duket se reagon në mënyrë të pazakontë ndaj tingujve të lashtë sanskrit. Eksperimentet e para të kryera nga Instituti Politeknik Kombëtar i Meksikës tregojnë se kur recitoheshin mantrat vedike, sfera fillonte të vibronte dhe të lëshonte sinjale elektromagnetike. Një dukuri që shkencëtarët nuk mund ta shpjegojnë lehtë, duke ngjallur teori për origjinë njerëzore apo madje edhe jashtëtokësore. Çfarë e bën këtë objekt edhe më të çuditshëm? Nuk ka asnjë saldim apo bashkim të dukshëm, simbolika e brendshme mbetet misterioze, dhe nuk ka një konsensus shkencor mbi natyrën e saj. Disa ekspertë flasin për një projekt të sofi...
Gazetari gjerman thumbon Ramën: “Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiqit!”-Çkemi News
Ckemi

Gazetari gjerman thumbon Ramën: “Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiqit!”-Çkemi News

postim i gazetarit gjerman Michael Martens, korrespondent i Frankfurter Allgemeine Zeitung për Ballkanin, ka ndezur rrjetet sociale. Në llogarinë e tij në X (ish-Twitter), më 30 shtator 2023, Martens shkroi: “Edi Rama is arguably the best Prime Minister Serbia had since Nikola Pašić.” (“Edi Rama është ndoshta kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiq.”) Deklarata u shpërnda me shpejtësi nga mediat shqiptare dhe kosovare, të cilat e interpretuan si ironi ndaj qëndrimit të Ramës për dialogun Kosovë–Serbi dhe lidhjet e tij të ngushta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Edhe pse disa portale e morën si “kompliment”, në fakt Martens njihet për tonet e tij kritike ndaj politikës serbe dhe ndaj qasjes së liderëve rajonalë që, sipas tij, i shërbejnë int...