Tag: shqipëria do te behet

Spila e flamurit shqiptar në xhaketën e deputetit bezdis kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Shaqiri: Shqiptarët s’janë provokim, ajo është simboli i identitetit tonë
Albania

Spila e flamurit shqiptar në xhaketën e deputetit bezdis kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Shaqiri: Shqiptarët s’janë provokim, ajo është simboli i identitetit tonë

  Një spilë e flamurit shqiptar e vendosur në jakën e xhaketës së deputetit Rijad Shaqiri, pjesë e partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, është perceptuar si provokim nga kryeministri Hristijan Mickocski. Ky i fundit shprehu pakënaqësi për mosmbajtjen e simbolit të Maqedonisë së Veriut nga ana e deputetit në foltoren e Parlamentit, duke i thënë se nga ky shtet paguhet. Nga ana tjetër Shaqiri reagoi duke thënë se flamuri është simboli i identitetit dhe dinjitetit tonë. Ai shto se kur simboli kombëtar trajtohet si problem, ndërsa krimi dhe urrejtja relativizohen, “atëherë kemi një devijim serioz të prioriteteve shtetërore”. “Shqiptarët nuk janë provokim, janë popull shtetformues dhe kë...
VIDEO/ Shqiptarët ‘pushtojnë’ Selanikun me flamuj kuqezi dhe të UÇK, mediat greke: Parkuan makinat dhe kërcenin-Çkemi News
Albania

VIDEO/ Shqiptarët ‘pushtojnë’ Selanikun me flamuj kuqezi dhe të UÇK, mediat greke: Parkuan makinat dhe kërcenin-Çkemi News

  28-29 Nëntor janë padyshim festat më të dashura për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Shqiptarët e Greqisë kanë dhënë spektakël një natë më parë në qytetet e këtij shteti, teksa kanë festuar me flamuj, këngë e valle tradicionale nëpër rrugët kryesore.   Mediat greke kanë shkruar për këto festime, ndërsa janë ndalur në Selanik, aty ku ‘shqipet’ kanë vërshuar me makinat e tyre në rrugët kryesore dhe para ‘Kullës së Bardhë’, një pikë referimi e këtij qyteti, ndërsa në makina kanë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK. “Ata kanë parkuar makinat para Kullës së Bardhë dhe kanë festuar duke kërcyer me flamuj”, shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se kjo festë është me rënd...
Një tokë, një gjak, një flamur — Shqipëria e Bashkuar do të ngrihet.-Çkemi News
Albania, Ckemi

Një tokë, një gjak, një flamur — Shqipëria e Bashkuar do të ngrihet.-Çkemi News

Ky nuk është vetëm një thirrje, por një besim i trashëguar brez pas brezi. Është amaneti i atyre që derdhën gjakun për liri dhe identitet. Flamuri kuq e zi nuk njeh kufij në shpirtin e shqiptarëve, ai bashkon çdo zemër që rreh me krenari. Një tokë, një komb, një ëndërr që s’vdes kurrë — bashkimi është forca jonë dhe e ardhmja jonë.  
Lajmi Fundit; Media greke shkrim RACIST për shqiptarët: Po të festonim ne në Shqipëri do na fusnin të gjithëve në burg! Nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi-Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit; Media greke shkrim RACIST për shqiptarët: Po të festonim ne në Shqipëri do na fusnin të gjithëve në burg! Nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi-Çkemi News

"Ne jemi duke fjetur dhe shqiptarët festuan në Athinë!" Një artikull i publikuar nga media greke “Newsbomb.gr” i ka kushtuar vëmendje festimeve të organizuara nga shqiptarët në sheshin “Sintagma” në Athinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas medias, manifestimi i shqiptarëve erdhi në një kohë të ndjeshme politike, pas arrestimit të Fredi Belerit dhe vizitave të fundit të kryeministrit Edi Rama në Greqi. Në shkrim, artikulli thekson një krahasim provokativ, duke pretenduar se nëse grekët do të organizonin një festim të ngjashëm në Tiranë, ata do të arrestoheshin dhe burgoseshin pa një gjykim të drejtë. Gjithashtu, pretendohet se disa të rinj shqiptarë në festime kanë thirrur slogane si “UÇK” dhe “Shqipëri etnike”.   “Ne jemi duke f...
Të dhënat e Censit, zbulohet numri i banorëve që janë vetëdeklaruar grekë. Ja ndarja sipas besimit fetar-Çkemi News
Albania

Të dhënat e Censit, zbulohet numri i banorëve që janë vetëdeklaruar grekë. Ja ndarja sipas besimit fetar-Çkemi News

23 485 qytetarë grekë jetojnë në territorin shqiptar sipas të dhënave të Censit 2023. Sipas të dhënave, 12 375 janë pjesë e komunitetit egjiptian, 9 813 komunitetit rom, kurse 7 057 komunitetit bullgar. Sa i përket besimeve fetare, 201 530 banorë janë deklaruar katolikë, 173 645 ortodoks, 9 658 pjesë e kishës ungjillore, 1 101 718 myslimanë, 115 644 bektashi, kurse 85 311 janë deklaruar ateistë. Mbi 332 mijë shqiptarë janë vlerësuar si besimtarë të pacilësuar, ndërsa 244 331 të tjerë nuk kanë dashur të përgjigjen.
Kasami: Nesër mund të shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët-Çkemi News
Albania

Kasami: Nesër mund të shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët-Çkemi News

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas shpalljes së rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare, ka thënë Koalicioni VLEN është fitues absolut tek shqiptarët. Ai deklaroi se “që nesër mund ta shpallin koalicionin me OBRM-PDUKM-në”, të cilin ai e quajti koalicion i ndryshimit. “Në këtë atmosferë impozante shpallim fitore në kampin politik shqiptar. Koalicioni VLEN është është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë diasporën të cilët erdhën për të votuar ndryshimin, falë tyre…edhe një herë ata treguan se në vendlindjen e tyre ata janë faktor ndërkombëtar dhe në këtë rast ne i falënderojmë nga zemra për çdo votë të marrë. 100 mijë herë faleminderit diasporë”, tha Kasami. Ndryshe, nga 76 për qind të votave numërua...
Helikopterë, anije luftarake dhe radarë ajrorë të lëvizshëm, investimet e pritshme në ushtrinë shqiptare
Albania

Helikopterë, anije luftarake dhe radarë ajrorë të lëvizshëm, investimet e pritshme në ushtrinë shqiptare

Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin e sektorin e mbrojtjes, ku për herë të parë këtë vit janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Projeksionet janë që kjo rritje të jetë e përvitshme, ku brenda 10 vitesh synohet të arrihet niveli 2.8 për qind i PBB-së. Investimet janë në disa drejtime; në rinovimin e bazave ushtarake, ndërtimin e bazave të reja, investime në teknologji dhe sidomos investime të forca njerëzore. Veç Bazës së re Ajrore të NATO-s që u inaugurua pak javë më parë, janë edhe një serë investimet të reja që do të realizohen, raporton Tema.   Plani është që brenda pak vitesh Shqipëria të ketë një ushtri dhe sistem mbrojtje të ngjashëm me atë të NATO-s dhe që i përgjigjet çdo sfide që mund të paraqitet për...
Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar! Sot i dorëzohet detyra Talat Xhaferit
Aliene

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar! Sot i dorëzohet detyra Talat Xhaferit

  Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të ulet një shqiptar; Talat Xhaferi. Politikani do të udhëheqë qeverinë teknike deri në formimin e qeverisë së re në fund të qershorit, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj, dhe të shtatat presidenciale më 24 prill. Pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi do të bëhet në orën 10:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë për media. Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.   Në prezantimin e tij, ...