Tag: Presidenti

Masakra e Tivarit, Thaçi: Një ndër krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve
Histori, Kulturë, Shqiperia Ime

Masakra e Tivarit, Thaçi: Një ndër krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve

  Masakra e Tivarit, Thaçi: Një ndër krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar sot masakrën e Tivarit, duke thënë se është ndër krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve. Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky krim u përpoq të minimizohet dhe të heshtet në politika jugosllave dhe serbe në kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. “Pas shuarjes së kryengritjes të komandantit Shaban Polluzha, Masakra e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945. Të çarmatosur, të uritur, të etur, mijëra shqiptarë u nisën drejt vdekjes së planifikuar nga kreu ushtarak dhe politik jugosllav. Ky krim u përpoq të minimizohet dhe të heshtet në politika jugosllave dhe serbe në kontekstin e fitore...
Ish-ushtaraku i NATO-s Pavel, betohet si president i Çekisë (fotot)
Bota

Ish-ushtaraku i NATO-s Pavel, betohet si president i Çekisë (fotot)

  Ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel ka bërë sot botimin presidencial në Republikën CCeke, duke u bërë presidenti i katërt i vendit që prej pavarësisë në 1993. Pavel fitoi me zgjedhje direkte në janar duke mundur ish-kryeministrin milioner Andrej Babis, në raundin e dytë.   Pavel zëvenëson kështu presidentin e vjetër ccek Milos Zeman, mandati dytë pesë-vjecar i të cilit skadon më 8 mars. Ish-komandanti para-ushtarak në luftën serbo-kroate në vitet 1990, vjen në post me zotime për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe forcimit të lidhjeve me BE, NATO dhe SHBA. “Në fitoren e vlerave, nuk ka as humbës as fitues. Ne jemi një komunitet që duhet të qëndrojmë bashkë,” tha Pavel duke u zotuar të vendosë rregull në vendin evropian me  10.5 mili...
Begaj, kërkesë Papës: Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës, ndihmon dialogun!
Albania

Begaj, kërkesë Papës: Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës, ndihmon dialogun!

03/12/2022 14:16 “Nuk ka dyshim, se roli i Papës për të ruajtur paqen në Ballkan është tejet i rëndësishëm. Për këtë arsye, dhe i kërkova Papa Françeskut që Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse një hap i tillë do t’i jepte një shtysë të fortë për të çuar përpara procesin e ngadaltë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit”. Është treguar i drejtpërdrejtë presidenti i Republikës, Bajram Begaj në takimin e zhvilluar me kreun e Kishës Katolike në Vatikan, disa detaje të të cilit vetë udhëheqësi i shtetit shqiptar i ka zbuluar në një intervistë për të përditshmen italiane, Il Tempo. Begaj thekson aty rëndësinë kyçe që ka zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor. “Eksperienca jonë flet shumë: nuk luhet “luftërash” në territore me një të shkuar problemat...
Historia e shqiptarëve nuk bën kompromise”, presidenti Begaj: T’i përkushtohemi Shqipërisë së gjeneratës tjetër
Albania

Historia e shqiptarëve nuk bën kompromise”, presidenti Begaj: T’i përkushtohemi Shqipërisë së gjeneratës tjetër

Në pritjen shtetërore të organizuar sot me rastin e 110 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare. “28 nëntori, data që bën bashkë, me mendime e me zemër, çdo shqiptar dhe çdo mik të shqiptarëve. Kjo datë është mishërimi i sakrificës, gjakut dhe kontributit të paçmuar të atdhetarëve e heronjve tanë kombëtarë. Flamuri që nderojmë sot është vetë historia jonë; – histori e sakrificave më sublime për të mbrojtur, me çdo çmim e në çdo kohë, atdheun, gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar. Sot festojmë 110 vite nga dita, kur patriotë dhe delega...
Vjosa Osmani propozoi një “Traktat të Mbrojtjes” mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja çfarë thotë presidenti Begaj
Albania

Vjosa Osmani propozoi një “Traktat të Mbrojtjes” mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja çfarë thotë presidenti Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur ditën e sotme në një intervistë televizive në lidhje me propozimin e bërë nga homologia Vjosa Osmani në lidhje me krijimin e një Traktati të Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Kosovës. Begaj tha se një iniciativë e tillë duhet të trajtohet me shumë kujdes nga institucionet e dy vendeve. Ai shtoi se janë Kuvendet respektive të dy vendeve që duhet të vendosin për një marrëveshje të tillë. “Presidenti i Shqipërisë ka një mision kushtetues që është e bazuar te preambula e Kushtetutës në lidhje me unitetin kombëtar dhe bashkimin kombëtar. Ardhja ime këtu dhe takimi me liderët e Kosovës është për të përçuar mesazhin që ne duhet të bëjmë më të mirën për kombin tonë. Traktati i Mbrojtjes është një ide e hedhur nga presidentja e Kosovës ...
Bajram Begaj Presidenti i Republikës, Veliaj: I bindur se do ta përmbushni detyrën me nder dhe profesionalizëm
Albania

Bajram Begaj Presidenti i Republikës, Veliaj: I bindur se do ta përmbushni detyrën me nder dhe profesionalizëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion veliaj ka urur Bajram Begajn për zgjedhjen President I Republikës. Menjëherë pas votimit të Kuvendit, përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Urime në detyrën tuaj të re, Z. President!     I bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm”. Më herët, Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Pergjithshëm të Forcave të Armatosura.
Anastasia Koloi – DEKOROHET NGA PRESIDENTI I REPUBLIKES – nga Sokol Jonuzi.
Albania, Shqiperia Ime

Anastasia Koloi – DEKOROHET NGA PRESIDENTI I REPUBLIKES – nga Sokol Jonuzi.

Ne qytetin e Sarandes per nje vizite dy ditore Presidenti i Republikes Zoti Ilir Meta mes te tjerash eshte ndalur ne Shtepine e Femijes ku pas fjalimit te tij ka pershendetur te gjithe te pranishmit ne kete Shtepi.   Me pas ai ka dekoruar Mesuesen e klases se pare te gazetarit SOKOL JONUZI .Ai eshte shprehur entuziast dhe mirenjohes per kete pritje dhe presidenti eshte shprehur : Jam i nderuar qe sot vij ketu perpara jush per te shprehur mirenjohjen time me te thelle per te gjithe mesueset qe me dashuri dhe perkushtim kane punur me vullnet dhe deshire per te rritur te gjithe brezat e jetimeve nder vite dhe qe sot jane bere te denje ne shoqerine e sotme Shqiptare. Mesuesja Anastasia Koloi dekorohet nga Presidenti i Republikes Z.Ilir Meta. Me pas e mori fjalen Mesuese Anastasia ...
Shkarkohet Presidenti Ilir Meta/ Kuvendi votoi me 104 pro. Tani radha e Gjykatës Kushtetuese
Albania

Shkarkohet Presidenti Ilir Meta/ Kuvendi votoi me 104 pro. Tani radha e Gjykatës Kushtetuese

Nga e njëjta sallë ku katër vite më parë e votuan si President, socialistët vendosën ta largojnë nga detyra Ilir Metën, këtë herë me një opozitë të re. Ilir Meta vendosi precedentin e parë në historinë e Shqipërisë të një Presidenti i të shkarkuar nga Parlamenti. Si rrallë herë Edi Rama i rezervoi ish-aleatit të tij vetëm dy minuta nga koha e tij parlamentare. Rama: Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ka poshtëruar Kushtetutën, ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën. Keqardhje për ...