Tag: Murtaja

Vdes një person në Malishevë nga ethet hemorragjike
Kosove

Vdes një person në Malishevë nga ethet hemorragjike

Në Komunë e Malishevës në Kosovë, një person ka vdekur si pasojë e sëmundjes së etheve hemorragjike. Përmes një njoftimi, autoritetet lokale të kësaj komune, thanë se kjo është viktima e parë nga kjo sëmundje në gjashtë vjetët e fundit. “Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës. Më herët, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo. “Deri më 5 korrik në Departamentin e Mikrobiologjisë janë testuar 10 mostra të dyshimta dhe një rast ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njof...