Tag: Delvina

Dhunoi bashkëjetuesen, Policia e Delvinës prangos 43-vjeçarin
Ckemi

Dhunoi bashkëjetuesen, Policia e Delvinës prangos 43-vjeçarin

Komisariati i Policisë Delvinë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” një shtetas 43 vjeç, banues në Delvinë.       Arrestimi i 43-vjeçarit është kryer pasi sipas policisë, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.       Rastet e dhunës në familje në Delvinë janë shtuar dhe sipas specialistëve shkak kryesor është varfëria dhe papunësia.
SULEJMAN DELVINA, Kryeministri i parë Shqiptar që iu përshtat idesë së parlamentarizmit
Albania

SULEJMAN DELVINA, Kryeministri i parë Shqiptar që iu përshtat idesë së parlamentarizmit

    SULEJMAN DELVINA, Kryeministri i parë Shqiptar që iu përshtat idesë së parlamentarizmit, nuk dukej i paracaktuar nga fati për të qenë, një ditë, arbitër i fateve të Shqipërisë. Lindi në fillim të tetorit 1871 në një nga oxhakët më të dëgjuar të Toskërisë, i cili e kishte humbur ndikimin e një herë e një kohë, por jo aurën e së kaluarës. Kjo e kaluar, nuk e pengoi Sulejman Fehmi beun të kthehej në njeri të së ardhmes. Mund të thuhet madje, që në një mënyrë apo në një tjetër, trashëgimia familjare e ndihmoi, në çdo rast, të kthehej në njeri të situatës. Të mos kishte qenë për klubin shqiptar të Stambollit i cili e vuri në krye të një përfaqësie në Konferencën e Paqes me 1919, ndoshta Sulejman beu, mjaft mirë i ingranuar në rrjetin xhon-turk do të kishte vazhduar jetën në su...