Tag: Bota e Kafsheve

Kobra e lëshuar në taksi çon në vdekjen e pesë personave në Egjipt (fotot)
Ckemi

Kobra e lëshuar në taksi çon në vdekjen e pesë personave në Egjipt (fotot)

Një gjarpër kobra që doli nga bagazhi i një taksie në Egjipt, hyri në kabinën e pasagjerëve dhe sulmoi shoferin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen fatale dhe vdekjen e të pestë njerëzve që udhëtonin në të. Gjarpri i rrezikshëm helmues mbahej në një kuti kartoni por kishte arritur të dilte prej saj e të kalonte poshtë sediljeve të furgonit. Ai kishte rrëshkitur më tej pranë pedalit të gazit të shoferit, dhe pasi ishte ndjerë i kërcënuar, e kishte sulmuar. Vetë shoferi kishte braktisur mjetin në lëvizje me katër pasagjerët e tij brenda, por gjeti gjithsesi vdekjen. Minibusi më pas  ishte përplasur me barrierën e betonit të rrugës dhe me një automjet tjetër.       Gjatë hetimeve, familjarët e viktimave thanë se sikur shoferi që braktisi mjetin të mos ki...
ALL THAT SLITHERS: THE DEADLIEST SNAKES ON EARTH
Bota

ALL THAT SLITHERS: THE DEADLIEST SNAKES ON EARTH

King Cobra Throughout Asia and the jungles of India, you’ll find the King Cobra – the longest, most venomous snake in the world. GULP. Growing upwards of 18.8 feet, it isn’t actually a “true cobra”. Say what? It’s true, instead it falls into its sub genus class. Cause that somehow makes it less terrifying? Okay, okay maybe this will help. King Cobras aren’t usually deadly to humans, as they tend to hunt lizards, rodents, and other snakes. However this critter has enough neurotoxin in its venom to actually paralyze and kill an elephant, in just a few hours. Oh, and if it bites a human, the survival rate is about 40 percent. King Cobra Saw Scaled Viper Let’s just start off and say that health insurance coverage isn’t going to help if you get bit by a saw-scaled viper. Typically locate...
Është cilësuar si insekti më vdekjeprurës në botë për shkak të sëmundjeve që përhap.
Bota

Është cilësuar si insekti më vdekjeprurës në botë për shkak të sëmundjeve që përhap.

Është cilësuar si insekti më vdekjeprurës në botë për shkak të sëmundjeve që përhap. Gjithashtu ai është edhe insekti më i përhapur.     Pamjet e miliona mushkonjave që duket sikur formuan një "tornado" shkaktuan panik në një zonë në Rusi. Fenomeni u filmua në bregun lindor të Kamchatka, duke shkaktuar frikë midis vendasve. Ekspertët thanë se vendasit nuk duhet të shqetësohen për këtë grumbullim, i cili ishte një "fenomen bashkimi".       "Këto janë mushkonja meshkuj që grumbullohen rreth femrave për t’u çiftuar – nuk ka asgjë të keqe në këtë," tha Lyudmila Lobkova. Mushkonjat e gjinisë mashkullore ‘nuk i sulmojnë njerëzit’, tha ajo. Vendasit thonë se janë mësuar me fenomene të tilla, por jo kaq shumë sa këtë vit....
Gjarpri del nga vrima e tualetit dhe kafshon të moshuarin
Bota

Gjarpri del nga vrima e tualetit dhe kafshon të moshuarin

Një austriak ka përjetuar një nga makthet më të këqija këtë mëngjes kur një piton, i cili  ndodhej në tubat e kanalizimeve, doli nga tualeti dhe e kafshoi. I tronditur, 65-vjeçari në qytetin e Graz tha se pitoni 1.6 metra i gjatë e kishte pickuar në organin gjenital.       Gjarpri, i cili mund të arrijë një gjatësi prej 9 metrash, dyshohet u arratis nga apartamenti i fqinjit të tij duke kaluar përmes tubave të kanalizimeve. Një specialist për gjarpinjtë hoqi gjarprin nga tualeti  dhe ia ktheu pronarit të tij.       24-vjeçari, i cili mban 11 gjarpërinj në shtëpinë e tij, por që nuk janë helmues, do të përballet me akuzën e dëmtimeve trupore nga pakujdesia.
Mustaku gjigand tenton të hajë breshkën por mbytet, ngordhin të dy (fotot)
Ckemi

Mustaku gjigand tenton të hajë breshkën por mbytet, ngordhin të dy (fotot)

Një peshk mustak me sa duket kishte “sytë më të mëdhenj se goja” pasi kishte tentuar të gëlltiste një breshkë më të madhe nga sa mund të hante, në një liqen të Göttingen në Gjermani. Por breshka kishte luftuar kundër rivalit të saj të pazakontë dhe në fund kishin vdekur të dy, bashkë me peshkun 40 kilogramësh. Peshkatarët kishin nxjerrë nga uji peshkun 1.50 metra të gjatë nga liqeni i Göttingen Kiessee, teksa pjesa e pasme e breshkës dukej ende brenda gojës së mustakut predator, që fillimisht ishte ende gjallë.       “Por ai nuk mund të shpëtohej më, dhe nuk do të kishte mbijetuar”, thotë peshkatari Marc Stemmwedel i klubit të amatorëve Sportangelklub Göttingen eV. Një shëtitës me kanoe kishte thënë për të përditshmen lokale “Göttinger Tagesblatt...
Zbulohet kafka e njeriut-dragua/ Ekspertët: Mund të ndryshojë kuptimin e evolucionit!
Bota

Zbulohet kafka e njeriut-dragua/ Ekspertët: Mund të ndryshojë kuptimin e evolucionit!

Kafka e ruajtur në mënyrë të përkryer për më shumë se 140 mijë vjet dhe e zbuluar së fundi në Kinën verilindore, përfaqëson një specie të re të njerëzve antikë më të lidhur me ne sesa ishin edhe Neandertalët dhe mund të ndryshojë thelbësisht kuptimin tonë të evolucionit njerëzor, thonë shkencëtarët. Sipas Al Jazeerës, kafka i përkiste një mashkulli te rritur, me sy të thellë, dhe një tru në përmasa të ngjashme atë të njerëzve sot. Ndonëse fytyra e tij ishte e gjerë, ai kishte mollëza të sheshta dhe të ulët e këto e bënin te ngjasonte me shume me njerëzit modernë sesa me anëtarët e tjerë të zhdukur të trungut të familjes njerëzore. Ekspertët që e zbuluan e kanë quajtur Homo longi ose “Njeriu Dragua”, një referim ky ndaj rajonit ku u gjetën fosilet. Zbulimi sipas tyre, rish...
Veza gati e paprekur e zogut xhuxh zbulohet në një ishullin pranë Australisë
Kuriozitete

Veza gati e paprekur e zogut xhuxh zbulohet në një ishullin pranë Australisë

Studiuesit kanë zbuluar një vezë gati të paprekur emu, një zog xhuxh që u zhduk gati 200 vjet më parë, në një ishull të largët afër Australisë. Studimi, i botuar në revistën Biology Letters, vëren se veza ‘unike’ u gjet në King Island. Veza u gjet në fragmente dhe pjesë të saj u gërryen, shtoi studimi. E njohur shkencërisht si Dromaius novaehollandiae minor, emu i zhdukur nga Kign Island është dukshëm më i vogël se emu i Australisë kontinentale, i njohur si Dromaius novaehollandiae. Edhe pse emu i zhdukur është shumë më i vogël se emusi tradicional, veza e tij ka pothuajse të njëjtën madhësi. Autori kryesor i studimit nga Muzeu Historik Kombëtar i Paleontologut dhe bashkëpunëtor i hulumtimit të Londrës, Julian Hume, tha për LiveScience se k...
Zhytësi del ballë për ballë me peshkaqenin monstruoz, shpëton paq në Florida (fotot)
Bota

Zhytësi del ballë për ballë me peshkaqenin monstruoz, shpëton paq në Florida (fotot)

Një zhytës është përballur me një peshkaqen femër me masë gjigande anormale teksa eksploronte brigjet në brigjet e Florida. 55 vjeçari John Moore arriti të merrte fotot e mahnitshme të peshkaqenit pranë Jupiter në fillim të muajit. Ai fotografoi femrën që tregonte dhëmbët e saj të mprehtë thikë, dhe sytë djallëzorë në të verdhë, teksa notonte me tufën e saj te peshkaqenëve ‘dema’. Moore është një zhytës me eksperiencë dhe aktivist i mbrojtjes së natyrës. Megjithse peshkaqeni dem eshte i rrezikshem per njerezit, amatori tha se nuk u ndje ne rrezik nga femra e ushqyer mire.         Ai tha: “Ishte një femër anomalisht e madhe. Ishte e rënduar me shtatzani por dhe dukej që ishte ushqyer mirë. Ai shpjegonte më tej se peshkaqeni dem ishte paksa mbi ...