E mitura që denoncoi 22-vjeçarin Kevin Cungun për abuzim seksual me dhunë, në një intervistë për Top News, ka rrëfyer detaje tronditëse.
15-vjeçarja ka treguar se Kevin, i cili ishte në arrest në shtëpi, lëvizte i lirë dhe i armatosur, ndërsa e kërcënonte me jetë nëse ajo nuk vepronte ashtu siç i thoshte 22-vjeçari.
Sipas saj, ajo ka shkuar në shtëpinë e tij pasi ishin ndarë, për të marrë çëlësat, por ai e ka marrë me forcë brenda në shtëpi dhe e ka përdhunuar e ushtuar dhunë për rreth katër orë.
E mitura tregon se i kishte kërkuar të fshehë armën e tij kallashnikov, i ka ushtruar dhunë, e ka kërcënuar dhe i ka dhënë të konsumojë lëndë narkotike, pa dëshirën e saj.
Pas denoncimit, ajo thotë se familjarët e saj kanë marrë shumë mesazhe kër...