Agjensitë Hapësinore në SHBA, Evropë dhe Japoni njoftojnë ‘Panelin’ e COVID-19
Agjensia amerikane e hapësirës NASA dhe homologet e saj evropiane dhe japoneze (ESA, JAXA) njoftuan të enjten nisjen e Panelit të Vëzhgimit të COVID-19 në Botë, një koleksion në internet i bazuar në të dhënat satelitore nga të tre agjensitë që dokumentojnë se si pandemia e koronavirusit ka ndryshuar planetin.
Përfaqësuesit nga të tre agjencitë njoftuan fillimin në një telekonferencë të enjten me menaxherë dhe administratorë pjesëmarrës nga Italia, Japonia dhe Uashingtoni. Ideja, thonë ata, është të sigurohet një pamje nga hapësira se si modelet e ndryshimit të veprimtarisë njerëzore të shkaktuara nga pandemia kanë ndikuar dukshëm në planet.
Agjensitë thonë se bashkuan të dhënat e tyre për t’i dhënë publikut dhe politikëbërësve një mjet unik për të ekzaminuar ndikimet afatshkurtra dhe afa...






