Tag: katastrofa natyrore

FOTO/ Himara pushtohet nga flakët gjatë natës
Albania

FOTO/ Himara pushtohet nga flakët gjatë natës

Një vatër zjarri është ndezur gjatë natës në Himarë. Është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ka publikuar pamjet në rrjetet sociale. Zjarri ka rënë në Qafën e Vishës, në hyrje të qytetit të Himarës. Ndërkohë, duket se flakët kanë marrë përmasa të mëdha. “Himara e pushtuar nga flakët vetëm pak minuta më pare! Në zbritje nga qafa Vishës drejt Himarës!!” shkruan Vasili.  
Shkencëtarët: Ngrohja Globale është e paprecedentë dhe e rrezikshme për të gjithë planetin
Bota

Shkencëtarët: Ngrohja Globale është e paprecedentë dhe e rrezikshme për të gjithë planetin

Ditën e djeshme u publikua raporti mbi klimën dhe ngrohjen globale nga OKB dhe Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike (IPCC) 2021. Në të diskutohen të gjithë problemet mjedisore me të cilat i gjithë planeti Tokë po haset prej disa vitesh. Një nga çështjet kryesore që shtrohet në këtë raport, është ndryshimi i paprecedentë që klima ka përsuar gjatë viteve të fundit. Sipas ekspertëve ka qindra e mijëra vite që planeti ynë nuk ndodhet në gjendjen e tanishme dhe kjo mund të jetë vërtetë e dëmshme për të gjithë gjallesat. Të dhënat alarmante të raportit Raporti i IPCC, tregon shifra alarmante të cilat po ndikojnë jo vetëm mjedisin, por edhe jetën e të gjithë gjallesave në tokë. Këto të dhëna projektojnë rritje më të shpejtë të temperaturave përgjatë viteve dhe pasoja ...
I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.
Albania

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në       Republikën e Shqipërisë. Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.   Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës...
Ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar pas vërshimeve në Indi
Bota

Ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar pas vërshimeve në Indi

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e shkatërruara në Indi, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat më të prekura. Rajonet si Goa dhe Maharashtra, janë prekur më së keqi, dhe shumë persona besohet se janë zhdukur afër qendrës financiare, Mumbai. Të paktën 136 persona kanë vdekur në Maharashtra, ndërsa në Goa, qindra shtëpi janë dëmtuar. Shumë faktorë është thënë të kenë ndikuar në vërshime, mirëpo ndryshimet klimatike, të nxitura nga ngrohja globale, besohet se kanë rritur mundësitë për shi ekstrem.     Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë edhe Evropën Perëndimore dhe disa pjesë të Kinës, në javët e fundit, ndërkohë Amerika Veriore është përballur me nxehtësi të madhe. Periudha e shirave të...
Video/ Pas Gjermanisë, përmbytje në Kinë, 12 të vdekur dhe mbi 10 mijë të evakuar
Albania

Video/ Pas Gjermanisë, përmbytje në Kinë, 12 të vdekur dhe mbi 10 mijë të evakuar

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kinës qëndrore duke detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 10 mijë persona në provincën Henan janë evakuar pas shirave që ranë në sasi rekord. Autoritetet kanë konfirmuar 12 persona të vdekur në qytetin Zhengzhou që në momentin kur nisën përmbytjet, shkruan BBC. Me dhjetëra qytete janë ndikuar nga këto përmbytje duke u detyruar të bllokonin rrugët kryesore dhe të anulonin shumë fluturime.         Provinca Henan e cila ka rreth 94 milionë banorë ka regjistruar një sezon jo normal me shira të rrëmbyeshëm. Ekspertët thonë se shumë faktorë kanë kontribuar në përmbytjet, por një atmosferë më e nxehtë e shkaktuar nga ndryshimet klimatike sjellin shira ekstremisht të ...