Peshkatari rus i mahnit të gjithë: Një foshnjë “dragon” përfundon në rrjetat e tij
Një peshkatar rus ka zbuluar një krijesë oqeanike që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me një foshnjë dragua. Roman Fedortsov, 39 vjeç peshkon merluc dhe ndonjëherë peshkon deri në 3000 metra nën sipërfaqe. Duke bërë këtë, peshkatari me bazë në Murmansk gjen në një shumëllojshmëri krijesash deti me pamje të çuditshme dhe më e fundit është quajtur 'dragoi i sapolindur’.
Kohët e fundit, Fedortsov ka zbuluar edhe krijesa të tjera deti dhe njerëzit janë habitur duke i parë. Këto janë vetëm tre nga një shumëllojshmëri e gjerë e gjallesave të çuditshme dhe të mrekullueshme detare të zbuluara nga Fedortsov, i cili është bërë disi një sensacion në internet për fotot e tij të pabesueshme të “banorëve “të oqeanit.
Fedortsov zbuloi shumicën e krijesave në detin Norvegjez d...








