Përse ndodhi tërmeti në Elbasan? Sizmiologët tregojnë sa të rrezikshme janë tërmetet si ai i së dielës
Tërmeti i fundit me epiqendër në Bradashesh të Elbasanit, riaktivizoi një lloj frike tek njerëzit që e ndjenë atë.
Sizmologët thonë se fuqia e tërmetit ishte 3.9 sipas shkallës Rihter dhe me intensitet në epiqendër gati 5 ballë.
“Këto tërmete janë me magnitudë më të vogël se 4, që ne I quajmë tërmete të vogla dhe që dallohen në zonën e Elbasanit, pasi Elbasani bën pjesë në një thyerje të madhe tërthore, zona Lushnjë-Elbasan-Dibër, e cila është një zonë aktive në vendin tonë. Karakteristikë e kësaj zone është që tërmetet sidomos në këto vitet e fundit, janë tërmete të këtij niveli magnitude, gjë që tregon që energjia aty çlirohet, nuk kemi akumulime të mëdha ose sforcime të mëdha, që të kemi tërmete të forta.
...







