Tag: Shkence

Shkencëtarët kanë parë për herë të parë dritë nga ana tjetër e një vrime të zezë.
Kuriozitete

Shkencëtarët kanë parë për herë të parë dritë nga ana tjetër e një vrime të zezë.

Një vëzhgim i tillë mund të duket jo vetëm i vështirë, por plotësisht i pamundur, duke qenë se vrimat e zeza përpijnë dritën që shkon pranë tyre. Tanimë studiuesit mendojnë që këto hapësira e përplasin dritën brenda sipërfaqes së tyre dhe mund të arrijnë të gjejnë të dhëna të tilla, njofton The Indipendent.       Zbulimi erdhi pasi shkencëtarët ekzaminuan rrezet X që po hidheshin në univers nga një vrimë e zezë supermasive, që qëndron në mes të një galaktike tjetër, 800 milionë  vite dritë larg. Pas rrezeve X të ndritshme, të ndezura, kishte drita më të vogla të cilat shfaqeshin në “ngjyra” të ndryshme sesa ato më të dukshme. Rrezet X dukeshin sikur po reflektoheshin nga ana tjetër e vrimës së zezë, vëren astrofizikani i Universitetit Stanford, Dan Wilkins. Por një...
Vullkanet sollën oksigjenin në Tokë”/ Çfarë detaji të rrallë zbuluan shkencëtarët?
Mister

Vullkanet sollën oksigjenin në Tokë”/ Çfarë detaji të rrallë zbuluan shkencëtarët?

Shumica e jetës lulëzon falë oksigjenit, dhe shkenca tregon se në sasi të mëdha, atmosferën e Tokës, ai nisi të shfaqej rreth 2,4 miliardë vjet më parë. Përpara kësaj megjithatë, pati injektime më të vogla oksigjeni në ajër origjina e të cilave kishte qenë mister deri më sot. Ekspertët tani besojnë se e kanë zgjidhur. Një studim i ri tregon se burimi i këtij oksigjeni mund të kenë qenë vullkanet. Analizat e kujdesshme të gurëve dhe treguan një rritje të niveleve të mërkurit që dëshmon aktivitet vullkanik. Një aktivitet i tillë mendohet se ka bërë që llava e pasur me lëndë ushqyese dhe hiri vullkanik të mbulojnë fusha të tëra; përmes motit, këto lëndë janë përhapur më tej në lumenj e zona bregdetare, ç’ka bëri që të merrnin hov që nga cianobakteret dhe organizmat e tjerë n...
Sipas shkencëtarëve, ka diçka të çuditshme në universin tonë
Konspiracion, Kuriozitete

Sipas shkencëtarëve, ka diçka të çuditshme në universin tonë

Universi ynë është shumë më “homogjen” sesa do të pritej, kanë thënë shkencëtarët pasi kanë krijuar një hartë të detajuar të materies në kozmos. Gjetjet mund të sugjerojnë se ka diçka thellësisht të çuditshme në të kuptuarit tonë të universit, i cili mund të kërkojë një lloj të ri të fizikës ose të ndryshojë rrënjësisht kuptimin tonë të materies së errët. Rezultatet e reja vijnë nga Anketa Kilo-Degree, ose KiDS, e cila përdor Teleskopin e Observatorit Europian Jugor për të hartuar shpërndarjen e materies në universin tonë. Deri më tani, ai ka skicuar afërsisht 5% të qiellit jashtë galaktik, nga një analizë e 31 milion galaktikave që janë 10 miliardë vite dritë larg. Prodhimi i një harte kaq të detajuar i lejon shkencëtarët të ekzaminojnë “ngatërresën” se si galaktikat shpërndahen ...
Google po bën ndryshime të mëdha për të mbrojtur të miturit
Kuriozitete

Google po bën ndryshime të mëdha për të mbrojtur të miturit

Google po bën ndryshime në Youtube dhe aplikacione të tjera për të mbrojtur fëmijët midis moshës 13 dhe 17-vjeç. Me përditësimin e fundit, Google ka lejuar të miturit ose prindërit e tyre të kërkojnë heqjen e fotografive të tyre nga kërkimi i imazheve në Google, të cilat kjo e fundit i tërhoqi nga videot e tyre në Youtube, e të cilat janë automatikisht private. Me këtë veprim, Google dëshiron të mbrojë fëmijët e mitur që krijojnë dhe postojnë video në Youtube. Ata gjithashtu duan të lejojnë prindërit të kenë kontroll mbi përmbajtjen që publikohet dhe ku do të shihet e gjitha.       Kjo vlen kryesisht për Youtube dhe Youtube Kids, ku fotot e të miturve do të fiken automatikisht. Gjithashtu, Google njoftoi se do të heqë “shumë përmbajtje komerciale” në...
E panë vetëm tani, asteroidi gjigand po vjen drejt Diellit/ Ç’do të ndodhë?
Kuriozitete

E panë vetëm tani, asteroidi gjigand po vjen drejt Diellit/ Ç’do të ndodhë?

Një asteroid gjigand i është drejtuar me të gjithë shpejtësinë e tij Diellit tonë, aktiviteti i të cilit këto kohët e fundit duket sikur është shtuar. Shkencëtarët kanë disa hipoteza mbi atë që mund të ndodhë në rast përplasjeje të trupit qiellor 200 km i gjatë. Astronomët vetëm tani vonë e diktuan falë sistemit Dark Energy Survey asteroidin që po afrohet dhe e pranojnë se shpejtësia me të cilën ai po lëviz është shqetësuese për sistemin diellor.       Dimensionet e tij gjithashtu përbëjnë arsye për ta parë me një lloj frike. Përse shkencëtarët e konsiderojnë këtë asteroid të rrezikshëm? Sipas tyre, ai është 10 herë më i madh se asteroid që shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve. Meteori  që ndryshoi të gjithë konfigurimin tokësor, kishte një diametër prej 1...
Anija e lashtë romake e mbushur me qypa vere zbulohet në ujërat e Siçilisë (fotot)
Kuriozitete

Anija e lashtë romake e mbushur me qypa vere zbulohet në ujërat e Siçilisë (fotot)

Robotët nënujorë kanë sjellë fotot e një anijeje të fundosur romake dhe të ngarkesës së saj me qypa, që datojnë prej shekullit të 2-të p.e.s. Mjeti i lashtë i epokës romake është zbuluar në ujërat mesdhetare pranë Palermos. Anija kishte mbetur në thellësinë 92 metra pranë ishullit ‘Isola delle Femmine’, dhe nga imazhet e marra duket se mbante një ngarkesë të konsiderueshme me qypa vere. “Deti Mesdhe vazhdon të na japë elementë të çmuar të rindërtimit të historisë sonë, të lidhur me tregtinë detare, me tipet e anijeve të lashta dhe transportin e kryer prej tyre”, tha drejtuesja e çështjeve detare për rajonin e Siçilisë, organizatore e ekspeditës.         Zbulimi përshkruhej nga autoritetet si eventi më i rëndësishëm arkeologjik i viteve të f...
Studiuesit prezantojnë ‘orën inflamatore’, parashikon me detaje sa vite do jetoni dhe kush sëmundje ju rrezikon në të ardhmen
Ckemi

Studiuesit prezantojnë ‘orën inflamatore’, parashikon me detaje sa vite do jetoni dhe kush sëmundje ju rrezikon në të ardhmen

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Stenfordit dhe Instituti Buk për Kërkime mbi Plakjen në SHBA, kanë ndërtuar një “orë” të plakjes inflamatore, e cila është më e saktë se sa numri i qirinjve në tortën tuaj të ditëlindjes, në parashikimin se sa i fortë është sistemi juaj imunitar, sa shpejt do të dobësohet ai, apo nëse do të keni probleme të padukshme kardiovaskulare,të cilat mund të shndërrohen në sëmundje serioze disa vjet në rrugë.         Në këtë proces, shkencëtarët u morën me një substancë të transmetuar nga gjaku, sasia e madhe e së cilës mund të përshpejtojë plakjen kardiovaskulare.“Çdo vit, kalendari na tregon se jemi një vit më të vjetër. Por jo të gjithë njerëzit plaken biologjikisht me të njëjtën ritëm. Disa njerëz të moshuar janë ...
Në Hënë mund të përdoret WhatsApp dhe të shikohet Netflix
Kuriozitete

Në Hënë mund të përdoret WhatsApp dhe të shikohet Netflix

Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp. Madje mund të shikojnë edhe Netflix.       Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës. Nick Shave, zv/president i programeve strategjike të Inmarsat, tha: “Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”.       Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë, që tashmë do të jenë më të lehta për astronautët, që nuk do t’i humbin serialet e preferuara.