Tag: mister

Momentet e fundit të të riut që u vra nga tigri 200 kg, pasi hyri në zonën e predatorit në kopshtin zoologjik (video)
Bota

Momentet e fundit të të riut që u vra nga tigri 200 kg, pasi hyri në zonën e predatorit në kopshtin zoologjik (video)

  Vijay, tigri i rrallë shtatë-vjeçar i ngjarjes, shikoi në sy viktimën e tij për më shumë se 10 minuta, para se ta vriste para vizitorëve të shokuar të kopshtit ne Indi. I riu që ishte i fiksuar me tigrit dhe sipas raportimeve me probleme të shëndetit mendor, u vra nga felini gjigant pasi hyri brenda zonës së tij për të qëndruar pranë. Maqsood Khan kërceu brenda ndarjes së tigrit në kopshtin zoologjik të New Dehli megjithë paralajmërimet dhe tentativat e sigurisë për ta ndaluar. Vizitorët e shokuar regjistruan incidentin me celularët e tyre kur 22-vjeçari u vendos fytyrë më fytyrë me tigrin shtatë vjeçar Vijay. Pamjet drithëruese tregojnë sesi Vijay shikon duke qëndruar para të huajit në zonën e tij për një kohë të gjatë. ...
Ekzorcisti i Papës’ me më shumë se 70,000 procedura, thotë se politikanët janë ‘të zotëruar nga djalli’ (fotot)
Enigma

Ekzorcisti i Papës’ me më shumë se 70,000 procedura, thotë se politikanët janë ‘të zotëruar nga djalli’ (fotot)

Një prift katolik italian që vdiq në vitin 2016 në moshën 91 vjeçare, portretizohet së fundmi nga aktori Russell Crowe në një film supernatyral horrori të titulluar ‘The Pope’s Exorcist’ (Ekzorcisti i Papës) Por në jetën reale personazhi protagonist thoshte se “të gjithë politikanët janë të zotëruar nga djalli”.   At Gabriele Amorth, njihej se kishte kryer 70,000 procedura ekzorcizmi (të largimit të djallit zotërues nga trupi i njeriut), thoshte se “e keqja ekziston në politikë” por fajtorët më të mëdhenj për këtë nuk mund të shpëtoheshin me fuqitë e tij. Në një intervistë të zbuluar së fundmi nga rrjeti pak i njohur spanjoll ‘Maria Mensajera’ – (Mesazherja Maria) që është dhënë pak para vdekjes së At Amorth, ai kishte thënë se p...
Zbulohet rasti i personit me grupin e gjakut P në Kinë/ Gazetari: I veçantë, çfarë thonë shkencëtarët
Çudira

Zbulohet rasti i personit me grupin e gjakut P në Kinë/ Gazetari: I veçantë, çfarë thonë shkencëtarët

Zbulohet rasti i personit me grupin e gjakut P në Kinë/ Gazetari: I veçantë, çfarë thonë shkencëtarët Gazetari Edison Myrteza ka ndarë detaje nga grupi më i ri i gjakut që po qarkullon, i cili njihet si “Gjaku i dinozaurit” ose “Gjaku Panda”, edhe ndodhet në 0.4% të popullsisë së Kinës   Në një lidhje me Skype nga Kina për “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se shkencëtarët janë duke zbuluar si arriti deri te njeriu, madje, grupi i gjakut P është akoma edhe më i rrallë. Sakaq, Edisoni theksoi se fillimisht ky grup gjaku u konstatua rastësisht nga kontrollet rutinë të qytetarëve, duke i befasuar të gjithë. “Nuk e di pse shkencëtar e kanë quajtur gjaku i dinozaurit ose i Pandës, ndoshta sepse Panda është kafshë kineze dhe dinozauri s...
Skeleti i rrallë i dinozaurit, i njohur si “Barry”, del në shitje në ankand në Paris
Enigma

Skeleti i rrallë i dinozaurit, i njohur si “Barry”, del në shitje në ankand në Paris

Një skelet dinozauri jashtëzakonisht i ruajtur mirë, një Camptosaurus i njohur si “Barry”, do të dalë në shitje në Paris muajin e ardhshëm. Dinozauri, i cili daton nga periudha e vonë Jurassic rreth 150 milionë vjet më parë, u zbulua për herë të parë në Wyoming në vitet 1990. Fillimisht u restaurua në vitin 2000 nga paleontologu Barry James, nga i cili mori emrin.   Laboratori italian Zoic, i cili bleu “Barry” vitin e kaluar, ka bërë punë të mëtejshme restauruese në skeletin, i cili është 2.1 metra i lartë dhe 5 metra i gjatë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandeve në Paris Drouot, tha se është një ekzemplar jashtëzakonisht i ruajtur, i cili është mjaft i rrallë.   “Për të marrë shembullin e kafkës së tij, kafk...
FOTO/ Shokohen fermerët, lind dhia me fytyrë njeriu
Çmenduri

FOTO/ Shokohen fermerët, lind dhia me fytyrë njeriu

  Një dhi me fytyrë njeriu ka lindur në një fermë në fshatin Nuawn në shtetin indian të Uttar Pradesh. Fshatarët u dyndën në fermë për të parë këtë kafshë me pamje të çuditshme. Raportohet se dhia nuk qëndronte dot më vete dhe nuk mund të thithte nënën e saj. Veterinerët mendojnë se pamja e çuditshme e dhisë është për shkak të mungesës së kalciumit dhe se shanset e tij për të mbijetuar janë të ulëta. Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në Indi. Kështu, në vitin 2020, një dhi e ngjashme mutante u konsiderua si një qenie e adhuruar, duke e cilësuar si një avatar perëndish. Po ashtu, në nëntor 2022, një dhi me dy sy të mëdhenj të bashkuar në mes të ballit lindi në qytetin Sultanpur.
Tmerr në Itali, zbulohet kokainë në trupin e foshnjës 3-muajshe, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Çmenduri

Tmerr në Itali, zbulohet kokainë në trupin e foshnjës 3-muajshe, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një foshnjë tre muajshe rezultoi pozitive për kokainë në Salerno të Italisë. Mjekët e spitalit pediatrik të qytetit vendosën ta transferojnë menjëherë foshnjën në Napoli, në spitalin Santobonno.   Gjendja e tij konsiderohet e rëndë por e qëndrueshme. Dje foshnja u diagnostikua me një formë të rëndë të meningjitit bakterial. Prania e kokainës në trupin e tij u konstatua pas një analize të urinës. Sipas shtypit italian, nëna e fëmijës është përdoruese droge dhe ka mundësi që lënda specifike t’i “kalojë” fëmijës gjatë ushqyerjes me gji. Policia italiane dhe prokuroria e Salernos po kryejnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të të gjithë çështjes. /albeu.com
Në kërkim të Ekuacionit të Zotit
Enigma

Në kërkim të Ekuacionit të Zotit

Edhe me një smartphone dhe Google në majë të gishtave, disa gjëra janë thjesht të vështira për t’u rrokur nga truri juaj. Merrni, për shembull, idenë në dukje të pamundur që energjia nuk rrjedh vazhdimisht, por lëshohet në paketa të quajtura kuante. Apo idenë që tërësia e kozmosit, e cila përfshin rreth 93 miliardë vite dritë, mund të jetë vetëm njëri, në një mori universesh paralele.   Pikërisht këtu hyn Michio Kaku. Fizikani ka ndërtuar një karrierë të fuqishme si një popullarizues i shkencës në tregun masiv, duke zgjidhur disa nga konceptet më të ndërlikuara të fizikës dhe duke i përmirësuar ato për publikun. Libri i tij i fundit, “Ekuacioni i Zotit”, përshkruan përpjekjen e gjatë për të krijuar një “teori të gjithçkasë” që do të kombinonte modelin e relativitetit të përg...
Do të “pushtojë” çdo shtëpi, Bill Gates parashikon ç’do të ndodhë në vitin 2024
Çudira

Do të “pushtojë” çdo shtëpi, Bill Gates parashikon ç’do të ndodhë në vitin 2024

Bill Gates ka publikuar në blogun e tij personal një përmbledhje të asaj që pret nga viti 2024, në të cilën thotë se është optimist për të ardhmen. Manjati amerikan, i cili vitet e fundit ka braktisur imazhin e tij si një biznesmen i suksesshëm për të portretizuar atë të një filantropisti, analizon në tekst se cilat i konsideron ai sfidat më të rëndësishme me të cilat do të përballemi këtë vit.   Çështja e parë të cilës i referohet themeluesi i Microsoft është Inteligjenca Artificiale. Sipas Gates, ne po përjetojmë të njëjtën gjë që ndodhi në fund të shekullit të kaluar me ardhjen e internetit, kur pak nga pak të gjithë njerëzit po e fusnin këtë mjet të ri në jetën e tyre derisa, disa vite më vonë, interneti “pushtoi” çdo shtëpi. Ai thotë se Inteligjenca Artificiale është en...