Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Lexo dhe...  DIMRI TE DERA/ Sinoptikania: “Shqipëria të marrë masa, do ndodhë ajo që s’ka ndodhur prej 5 vitesh”. A do të ketë përmbytje? Gjoni thotë se ...-Çkemi News

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17m/s
Valëzimi në Dete do të jetë i forcës 4-5ballë.

(Vizituar 8 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share