
Një analizë e re që po qarkullon online ka ndezur debatet: a është Turqia në prag të marrjes së fronit si superfuqia e re e botës?
Sipas autorit të videos, që ka punuar për më shumë se dy javë mbi këtë material, epoka e vjetër ka përfunduar dhe “bota e re” po fillon me Turqinë në krye.
Në video pretendohet se ndërkohë që Amerika dhe Kina janë përfshirë në një luftë të ashpër ekonomike e teknologjike, Turqia po ngjitet në heshtje si lojtari që do të vendosë ekuilibrat globalë të shekullit të ri.
Megjithatë, shumë ekspertë ndërkombëtarë paralajmërojnë se këto pretendime duhen parë me kujdes, pasi forcat reale ekonomike dhe ushtarake nuk ndryshojnë brenda pak javësh.
Videoja, që zgjat 50 minuta, premton argumente dhe fakte që – sipas autorit – “do t’ju bindin se bota e vjetër mbaroi, e filloi e reja”.
Përgatiti & përshtati: Çkemi News
Ne jemi lajmi – shpejt dhe i vërtet.
