Isha e çmendur…”/ Danja rrëfen për lidhjen me ish-partnerin: U fejua me një vajzë të virgjër-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Gjatë një bisede të bukur me Eglin, Danja ka vendosur mbrëmë që të tregojë një histori të saj personale. Banorja ka folur për një marrëdhënie të saj me një djalë që ajo e konsideroi toksik.

“Unë jam 32 vjeçe sot. E kam kaluar një histori dashurie shumë të madhe, në mendjen time shumë të madhe. Ajo ishte ajo toksikja. Në atë kohë ajo më dukej e madhe. Isha e çmendur, e çmendur”, tha Danja, e cila më pas shton:

“Ndoshta nuk duhet ta them këtë për respekt të babait tim, se gocë veriore dhe unë nuk e di babi marrëdhënien time”.

Banorja u shpreh se babi i saj do jetë shokuar aq shumë e ka përmendur Redin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

“Edhe kjo e Redit, e ka shokuar që e kemi përmendur kaq shumë po me këtë do merrem pasi të dal nga këtu se nuk e njeh. E kanë marr vesh 3 fiset e mia, fisi i mamit, i babit dhe i Vites”, tha ajo.

Lexo dhe...  Ishte vrasje me dorën e mjekut”, gjyshi i 3-vjeçarit me zë të dridhur flet për nipin e humbur: E çuam për 4 dhëmbë, i hoqën 14 për lekë

Duke iu rikthyer lidhjes së saj të mëparshme, Danja vijoi duke thënë se për herë të parë dikush u largua nga ajo, pasi ai kishte zgjedhur që të ikte. Më pas ajo kishte marrë vesh se ish-partneri ishte fejuar me një vajzë të virgjër.

“Në atë kohë ishte uau, por ishte më toksikja. E kur unë u zgjova nga gjumi kisha të bëja me një njeri që pa vetëm interesat e veta dhe iku. Iku ai, ka qenë hera e parë në jetë që iku dikush nga unë. Zgjodhi ai të ikte për arsyet e veta. Për momentin nuk rashë dakord me ato arsye, po kam bërë një luftë 3 vjet me veten. Afrohej dhe largohej dhe unë i mbushja mendjen vetes se mbase nuk është kështu, mbase është ashtu. Mora vesh se u fejua me një vajzë të virgjër”, tregoi Danja.

Lexo dhe...  Dëshiroj që në këtë ditë historike, në cilësinë e drejtuesit të degës për këto 8-vite, të shpreh mirënjohje të thellë për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe ç'do mbështetësi të Partisë Demokratike të Delvinës gjatë këtyre 31 viteve.

Banorja e përfundoi rrëfimin e saj duke thënë se i është dashur një javë që të marrte veten, e kjo falë mbështetjes dhe këshillave të motrës së saj, Ertila./Gazeta Shqip/

(Vizituar 104 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share