“Kemi për të parë gjëra më të çuditshme në këtë vend”, deputeti i PD: Ndjeva neveri për rektorin e UBT-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Deputeti demokrat, Dash Sula, komentoi në “Top Story” deklaratën e rektorit të Univeristeti Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

Ai u shpreh se kjo gjë në një vend demokratik nuk ndodh, duke e kundërshtuar vendimin e rektorit për të bërë dëgjesë publike.

Lexo dhe...  Pastruesja i vjedh qindra mijëra euro ish-drejtores së koncensioneve, nuk dihet nëse i ka të justifikuara

“Fjala ikonë që ka thënë Rama “s’keni parë gjë akoma” do të vazhdojnë dhe kemi për të parë gjëra më të çuditshme në këtë vend. Në momentin që kam parë lajmin që do ishte rektori universitetit në grupin parlamentar. Në një vend demokratik kurrsesi nuk mund të ndodhë, nuk ka asnjë bazë ligjore dhe morale që të raportosh në grupin parlamentar.

Ne nuk jemi as mësues dhe as edukatorë, pse ndjeva neveri për zotin Sallaku, nëse ai do të kishte pasur dinjitet si pedagog ose rektor që është, pas hartimit të buxhetit. Si mund të ndodhë që kryeministri sot bënë një paradë, se si mund të arrestohen profesorët për 300 euro”, tha Sula.

Lexo dhe...  SPAK nuk pyet per Big Brother! Ja kush jane dy ministrat e Rames qe po tentojne te largohen nga Shqiperia -Çkemi News

Rektori Fatbardh Sallaku kërkoi dëgjesën publike pas masave të SPAK dhe GJKKO pas akuzave për abuzime me disa tendera në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

(Vizituar 11 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share