Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë tri orë tmerri-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një foshnjë një ditëshe është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë.

Lexo dhe...  Horoskopi për javën e fundit të Nëntorit/ Parashikimi i yjeve përsa i përket punës

Pasi u rrëmbye nga çifti Rosa Vespa 53 vjeç dhe Aqua Moses, 43 senegalez, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë.

Nga pamjet e siguruara, duket një grua me maskë në fytyrë duke hyrë në dhomën e spitalit të nënës së re duke u shtirur si infermiere.

Lexo dhe...  Greqia heq veton ndaj Shqipërisë, Athina zyrtare jep “OK” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes e Sigurisë mes BE-së dhe Tiranës

Ajo mori vajzën e vogël dhe tha se duhej të shihej nga pediatri.

Pas gjysmë ore, nëna dhe gjyshet, duke mos parë vogëlushen të kthehej në dhomë, kanë ngritur alarmin, i cili i është dërguar të gjitha forcave të policisë.

Sipas medias vendase, vajza e vogël kishte veshur një rrobë rozë me Minnie Mouse.

Lexo dhe...  Horror Çfar po ndodh, aksident i shumfishtë në këtë shtet, raportohet për të lënduar-Çkemi News

Pas tre orësh ankthi, vajza e vogël u gjet nga policia në një makinë së bashku me gruan dhe burrin që e mori nga klinika.

Të dy u ndaluan dhe u dërguan në komisariat.

Një nga policët, pasi mori vajzën e vogël, thirri prindërit për t’i qetësuar dhe për t’u thënë se vajza e tyre ishte mirë.

Veç vajzës, çifti kishte tentuar një tjetër rrëmbim në spital.

Lexo dhe...  E futëm për pastrimin e gurëzave, por ndërhynë në 14 dhëmbë”, babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: Të hapen kamerat e klinikës, ja e vërteta

Sipas asaj që mësohet, gruaja ka falsifikuar shtatzëninë për 9 muaj dhe një javë më parë ka postuar në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë një fëmijë. Ajo u tha të afërmve të saj se ishte mbajtur në spital për kontrolle. I porsalinduri u gjet i veshur si djalë.

Sipas disa dëshmive, gruaja ka qenë pranë klinikës për orë të tëra. Të dy u ndaluan pranë shtëpisë së tyre, në Castrolibero.

Lexo dhe...  Horoskopi i datës 31 janar 2021

Kur policët mbërritën për të arrestuar çiftin, shtëpia ishte e dekoruar sikur të kishte lindur një fëmijë. Vajza e vogël ishte e veshur me rroba djemsh.

(Vizituar 29 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share