“Shqiptarët në SHBA do ndahen nga familjet”/ Paralajmërimi i fortë i Spahiut: Trump do t’i dëbojë në masë…-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Analisti Kreshnik Spahiu, komentoi sot në “Top Story” retorikën e Donald Trump në fjalimin e tij të parë sot si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Skandal, 33 gra iu nënshtruan gabimisht operacionit për heqjen e mitrës, spitali i nxori me kancer-Çkemi News

Spahiu u shpreh se Trump do të dëbojë qindra shqiptarë që presin të marrin një ‘green card’ dhe do të detyrohen të ndahen nga familjet e tyre.

Lexo dhe...  Lëndë organike zbulohet për herë të parë në sipërfaqen e një asteroidi (fotot)

Kam disa pikëpyetje që lidhen me diskursin politik të Trump dhe fjalën e tij sot. Askush nuk mund të parashikojë politikën e jashtme të Trump por do thoja disa pika. E para ndaj një keqardhje me ata qindra shqiptarë që do jenë subjekt i depërtimit nga SHBA. Unë jam me ata qindra shqiptarë që do detyrohen të ndahen nga familjet e tyre në pritje të dokumenteve.

Lexo dhe...  Letra që ky gjysh shkroi para vdekjes ka futur në mendime botën

E dëgjova me interes që përmendi planetin Mars por jo kontinentin Europë. Ai kërkon një rend të ri botëror ku rrezikojmë që as Europa të mos hyjë në axhendën e tij prioritare. Mandati i dytë i Trump po legjitimon diskursin për korrigjim kufijsh.”-u shpreh ndër të tjera Spahiu.

(Vizituar 119 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share