Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përfundojnë në kanal, raportohet për 7 të plagosur, mes tyre 5 fëmijë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat kanë përfunduar në një kanal anash rrugës.

Nga aksidenti janë plagosur 7 persona. Raportohet se mes të plagosurve 5 prej tyre janë fëmijë. Një prej të aksidentuarve ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, ndërsa qytetarë të shumtë u kanë dhënë ndihmën e parë. Policia e autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

(Vizituar 118 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share