Arrestimi i radhës në PS, paralajmëron gazetari: Rama duhet të shqetësohet, priten goditje të tjera-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Durrësi është kthyer në një çerdhe të rëndë kriminale në vend.”  Kështu shprehet gazetari Lavdrim Lita teksa komenton arrestimin e radhës nga radhët e figurave politike, atë të Jurgis Çyrbjes.

Lexo dhe...  Kaos në tribuna, tifozët përplasen me policinë në shkallët e stadiumit/ Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes-Çkemi News

Ka një problematikë, veçanërisht me deputetët e qarkut Durrës, edhe më parë deputetë si Rrahja, subjekt të akuzave të opozitës, por edhe të prokurorisë, dhe ka një dyshim të madh që këta deputetë të jenë përfshirë në shkëmbime favoresh me grupe kriminale lokale për sigurim votash dhe për marrjen e avantazheve politikë apo financiare në territor”, shpjegoi ai në “A2 CNN”.

Lexo dhe...  Si Belinda Balluku “gatuante” tenderin 170 milionë € të Tunelit të Llogarasë – mes “o zemër”, urdhrave urgjentë dhe turqve që prisnin në radhë-Çkemi News

I pyetur rreth qëndrimit të mbajtur deri më tani nga kryeministri Edi Rama, duke marrë parasysh që shumë nga të vetët e tij po përfundojnë pas hekurave, Lita theksoi se kreu i qeverisë duhet të shqetësohet për imazhin e forcës politike që drejton.

Lexo dhe...  Alda Klosi telefonoi menjëherë Arben Ahmetajn pasi zbuloi vjedhjen? Reagon avokati dhe tregon çfarë u zbulua nga të dhënat e telefonit: Prokuroria ka sjellë tabultatet e ...

Se po bëhen rreth 30 funksionarë, në nivele të ndryshme që janë në ndjekje penale, për faktin që kanë shkelur ligjin… Nuk ka një mekanizëm kontrolli në PS, që t’i vetojë..”, tha ai.

Gazetari gjithashtu paralajmëroi se do të ketë goditje të tjera ndaj krimit të organizuar, por edhe ndaj lidhjeve të tyre në radhët e politikës.

(Vizituar 316 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share