
Këtë vjeshtë, për një kohë të kufizuar, Toka do të ketë një hënë të dytë.
Sipas një studimi të publikuar këtë javë, një asteroid afërsisht me gjatësinë e një autobusi të qytetit do të kapet nga tërheqja gravitacionale e Tokës dhe do të rrotullohet rreth planetit tonë për rreth dy muaj, duke u shndërruar në një “mini hënë”.
Ai do të kalojë kohë me Tokën nga 29 shtatori deri më 25 nëntorm përpara se të kthehet në shtëpinë e tij, një rrip asteroidi që rrotullohet rreth diellit.
“Objekti që do të na vizitojë i përket brezit asteroid Arjuna, një brez asteroid dytësor i përbërë nga shkëmbinj hapësinorë që ndjekin orbita shumë të ngjashme me atë të Tokës,” tha për Space.com, Carlos de la Fuente Marcos, profesor në Universidad Complutense de Madrid dhe autori kryesor i hulumtimit.
(Vizituar 71 here, 1 vizita sot)
