Lajmi Fundit; Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 10 persona, plagosen 36 të tjerë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Përmbyset autobusi, humbin jetën 10 persona, dhe 36 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në provincën qendrore iraniane Yazd, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Lexo dhe...  Shpërthimi i vullkanit nën ujë: Si u përhapën efektet me shpejtësi dhe në shkallë të gjerë

Autobusi, me 50 deri në 52 pasagjerë, po shkonte nga Bushehr në Mashhad kur u përmbys.

Raportimet nga agjenci të ndryshme të lajmeve bëjnë me dije se numri i të lënduarve varion nga 36 në 42.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Fjalimi nga Parlamenti rus, Putin paralajmëron NATO-n për një luftë bërthamore: Ne kemi armë që shkaktojnë…

Hassan Momeni, kreu i policisë rrugore të Iranit, tha për IRNA se hetimet paraprake tregojnë se autobusi doli nga rruga kryesore në një rrugë hyrëse në minierë përpara se të përmbysej.

Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Yazd, ndërsa autoritetet thonë se gjendja e tyre nuk është kritike.

Lexo dhe...  Foto/ Njihuni me bukuroshet armene që po luftojnë ashpër kundër Azerbajxhanit…

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që ekspertët e policisë rrugore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave për provincën Yazd konfirmoi se hetimi është në vazhdim.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Nëna vret fëmijën e saj 5-vjeçar, më pas i shkruan ish-bashkëshortit: Nuk kemi më djalë… -Çkemi News

Muajin e kaluar, një përplasje mes dy autobusëve dhe një makine pasagjerësh në provincën Kermanshah la gjashtë të vdekur dhe 30 të plagosur mes pjesëmarrësve të ceremonisë fetare të Arbainit.

(Vizituar 409 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share