Lajmi Fundit, Shkundet” ky vend, tërmeti fuqishëm trondit vendin -Çkemi news

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm Portugalinë.

Siç njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik tërmeti u regjistrua në orën 05:11 me orën lokale dhe epiqendra e tij ishte në det të hapur, rreth 60 km në perëndim të qytetit port të Sines.

Shërbimi sizmologjik amerikan USGS njoftoi se në këtë zonë regjistroi një tërmet me magnitudë 5.4 ballë në thellësinë 17.5 kilometra.

Lexo dhe...  MOSKA NË FLAKË! Sulm masiv me dronë trondit Rusinë – viktima, shpërthime dhe panik në kryeqytet

Instituti Kombëtar Gjeografik Spanjoll raportoi nga ana e tij se dridhja sizmike u ndje edhe në Spanjë, veçanërisht në Huelva, por dhe në Marok.

Lexo dhe...  Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, magnituda dhe epiqendra

“Deri më tani, ne nuk ka jetë të humbura ose dëme materiale”, tha komandanti kombëtar i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Portugalisë, Andre Fernandez, në një konferencë për shtyp.

(Vizituar 1,217 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share