
“Kemi një ekip shumë kualitativ, ka mund dhe sakrificë, gjithë lojtarët janë në një drejtim, suksesi nuk do të mungojmë. Ne këto të gjitha i kemi, ekipi luan më qetë dhe në çdo moment mund të jetë rrezik për kundërshtarin.
Duhet të analizojmë nëse kjo ka qenë ndeshja më e mirë e kualifikueseve. Duhet të shikojmë disa gjëra. Vetëbesimi i tepër që ishim me një lojtar më shumë, bëri që gjërat të ndryshojmë. Në pjesën e dytë e filluam vrullshëm dhe furishëm, në pjesën e dytë nuk kishim asnjë problem.
Gjëja e parë që desha të bëja te predha në fillim ishte të kapja topin, mos e lëshoja nga duart. Gjuajtja ishte e fortë dhe topi më shpëtoi, për fat të mirë i dola dhe gjithçka shkoi mirë. Gjithmonë mundohem që punën time ta bëj 100% dhe të jem pikë referimi për ekipin dhe të bëj diferencën.
Qëllimi im ishte të shkoja në një ekip që kam besim, e kam kaluar fazën e vështirë dhe tani jam mjaft i lumtur”, përfundoi Berisha.
