Një zbulim i ri në Mars rindez shpresat për gjetjen e gjurmëve të jetës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një zbulim i ri i roverit Cuirosity në Mars rindez shpresat për gjetjen e gjurmëve të jetës. Së fundmi është zbuluar një izotop carboni që në Tokë lidhet me proceset biologjike. Studimi bazohet në analizat e realizuara mbi 24 kampione shkembinjsh të marra nga 5 zona të ndryshme të kraterit Gale ku roveri Curiosity është pozicionuar tashm ë prej 6 Gushtit 2012.

 

Lexo dhe...  Horoskopi DitorE Shtunë 19 Tetor 2024 –Çkemi News

 

Edhe analizimet janë kryer në bord të roverit dhe materiali është nxehur në 850 gradë për të bërë të mundur çlirimin e gazit metan. Në fund është faktuar prania e carbonit 12, madje në sasi të larta në krahasim me çfar ë është gjetur në atmosferën dhe meteoritët marsianë.

 

 

 

Sipas ekspertëve 3 janë mundësitë mbi origjinën e tij. Së pari, karboni mund të mbërrijë në baktere antike, më pas të depozituara në shkëmbinjtë e planetit të kuq. Ndërsa dy teoritë e tjera kanë lidhje me një bashkëveprim të molekulave të ndryshme, e së fundmi me një mjegullnajë ndëryjore e cila është përshkuar nga sisitemi ynë diellor në fillesat e kohës.

Çkemi.net News

(Vizituar 72 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share