Tragjedi/ Gruaja vret 5 fëmijët e saj pasi zbuloi që burri e tradhëtonte: “E bëra për hakmarrje

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një grua gjermane vrau 5 nga 6 fëmijët e saj për shkak se burri i saj kishte zënë të dashur të re.

 

 

Lexo dhe...  Burri të cilit gruaja i preu organin me brisk, vijon të shkojë në burg për ‘sesione intime’ me të (fotot)-Çkemi News

 

28-vjeçarja Christiane K. mbyti në vaskë fëmijët e moshës 1 deri në 8 vjeç, pasi i helmoi fillimisht me mëngjesin që u kishte përgatitur. Ngjarja ndodhi në Solingen, shtatorin e kaluar. Sot, gruaja doli përpara gjykatës, por nuk foli dhe nuk pritet që të dëshmojë.

 

 

 

Nëna ka pretenduar se fëmijët ia vrau një person i maskuar, që i hyri në shtëpi. Por, hetuesit nuk gjetën asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim të saj.

Madje, gruaja tentoi edhe vetëvrasjen duke u hedhur në shinat e trenit në Stacionin Qendror të Dyzeldorfit, por u shpëtua nga disa persona.

(Vizituar 200 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share