Me të vërtetë “Zoti ekziston”, fjalët e një mjeku pasi bëri autopsinë e një të vd.e kuri

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Me të vërtetë “Zoti ekziston”, fjalët e një mjeku pasi bëri autopsinë e një të vd.ekuri

“Dje shkova në klinikën mjekësore të ekzaminimit dhe mora pjesë në autopsinë e dytë përgjatë praktikës time si mjek. Vëzhgova në heshtje teksa iu bënë prerjet kufomës dhe iu hoqën organet me radhë para syve të mi. Mbeta pa lëvizur për një kohë të gjatë, duke reflektuar thellë rreth asaj që po shihja.

Do të doja të ndaja me ju atë çka ndjeva ato çaste me zemër, me mendje e me shpirt:

Zoti ekziston. Ai na ka krijuar ne të gjithëve. Ka krijuar çdo ligament, çdo tendinë, çdo muskul e çdo qelizë në imtësi dhe në perfeksion.

Ekzistenca në këtë botë është një dhuratë e brishtë dhe e përkohshme.

Të gjithë jemi njëlloj, në çdo qelizë, në çdo venë, në çdo nerv, në çdo organ e në çdo kockë. Kuptojeni këtë të vërtetë! Vetëdijësohuni për Krijuesin, njihuni me krijimin dhe jetoni në harmoni!

Shumë prej nesh e jetojnë jetën me një ritëm të shfrenuar, të zhytur në punë e në argëtime, duke harruar se një ditë, rrugëtimi ynë mbi këtë tokë do të marrë fund.

Shumë prej nesh e kalojnë jetën duke u marrë me gjëra që s’ia vlejnë, me zënka e debate të pavlera, me urrejtje, mëri, mburrje, lakmi, grykësi e arrogancë. Çlirohuni prej këtyre gjërave!

Lexo dhe...  I martuar 18 herë/ Nuset nga Vlora deri në Lezhë. 69-vjecari tregon historinë e pazakontë të jetës së tij

Harrojini të gjitha! S’kanë pikë rëndësie! Jetojmë në një botë që është e fiksuar pas të rinuarit, e për pasojë mundohet të gjejë vazhdimisht mënyra për ta shmangur vd.ekjen. Nuk flitet për të. Nuk mendohet për të. Hiqemi sikur ajo s’do të ndodhë kurrë. Të paktën jo neve, ose jo të dashurve tanë.Jetojmë në një botë të çmendur e të fiksuar telefonash.

(Vizituar 8 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share