Na prenë në besë të gjithëve”, Meçan Zotaj kërcënohet nga bashkia Tepelenë për memorialin

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meçan Zotaj tregon se është kërcënuar në mënyrë indirekte dhe të hapur nga kryetari i bashkisë Tepelenë, se kushdo që do të gjendet duke punuar në memorial, do të gjobitet.

Ai shkruan në Facebook se ndihet i prerë në besë nga bashkia Tepelenë.

Postimi i Zotajt:

JEMI PRER NË BESË:
Jemi tradhtuar në mes të rrugës tonë të drejtë.
Patriotë të kudo ndodhur, të cilët hodhët mjetet tuaja pa kursyer për këtë memorial dinjitoz dhe aktakuzë ndaj masakrave të 217 civilëve Hormovit nga barbarët grek në vitin 1914.
Dhe të gjithë ju përkrahës të kësaj vepre monumentale historike.
Ju lajmëroj se sot jam kërcënuar në mënyrë indirekte dhe të hapur nga kryetari i bashkisë Tepelenë, se kushdo që do të gjendet duke punuar në këtë memorial, do të gjobitet.
Gjithashtu ka kërcënuar se do ta rrëzojë memorialin me fadroma e buldozerë.
Ndjehem i prerë në besë nga bashkia Tepelenë, ata e kanë pasur planin të detajuar, pasi e kanë analizuar për më shum se 1 muaj, e kan kaluar në mënyrë unanime në këshillin bashkiak dhe njëkohësisht punimet i kemi nisur me skrepin dhe punëtorët e bashkisë Tepelenë.
Na prenë në besë të gjithëve. Janë nën trysnin e autoriteteve Greke, të cilat mundohen të mbulojnë krimet e tyre barbare të shkaktuara mbi popullsinë e pambrojtur civile në jugun e Shqipërisë, gjatë viteve 1912-1914.
Ju bëj thirrje të gjithëve të mblidhemi e të mbrojmë me çdo kusht dinjitetin dhe historinë tonë, ta mbrojmë nga pushtetarët tanë së pari dhe pasandej edhe nga qarqet shoviniste greke.
Është koha që patriotizmi të veprojë në praktië e jo në fb.
Tradhëtia ka 30 vjet që shkatërron identitetin, historinë dhe kulturën tonë

Lexo dhe...  Fiks Fare/ Peshk të cilësisë së parë për Ramën, i cilësisë së tretë për Azilin. Drejtoresha: Rama e meriton, sepse punon…
(Vizituar 14 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share