Flamuri shqiptar në tubimin politik në Sanxhak, reagojnë serbët

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

rrjedhjen e fushatës gjithnjë e më shumë flitet për shqiptarizimin brenda SDA Sanxhak të Sylejman Ugljanin dhe në gjithçka po përzihet kreu i shoqatës “Kosova për Sanxhak” e Ismet Azizit, shkruan “Danas.

 

Historia e Çamërisë

 

Ai para dy jave sipas “Danas” në grupet e shoqatës që drejton ka dërguar thirrje bashkëkombës-ve të vetë në Serbi që në zgjedhjet parlamentare të votojnë për Ahmedin Shkrelin sekretarin gjeneral të SDA Sanxhak.

 

Azizi ka shkruar se Shkreli është “ Aqif Bluta i dytë” që do të luftojë për të drejtën e Sanxhakut për autonomi dhe status të veçantë të këtij regjioni. Një nga bashkëpunëtorët e tij ka shkruar se “ Shkrel është bashkëpunëtori i ngushtë i Ugljaninit dhe një nga luftëtarët për të drejtat e shqiptarëve në Sanxhak”.

Aqif Bluta në këtë anë njihet së Aqif Efendia, ai në Luftën e Dytë botërore ishte kryetar i komunës së Novi Pazarit që tentoi të shqiptarizoj qytetin. Për shkak të bashkëpunimit me okupatorin gjerman shkruan “Danas” në fillim të vitit 1945 u pushkatua nga partizanët në lagjen “Haxhet”.

Tentimet për rehabilitimin e tij kanë nisur para dhjetë viteve kur në fasada shkruheshin porosi “Aqif Efendia komandant – Autonomia e Sanxhaku” dhe në qendër të Pazarit u vendos pllaka përkujtimore ne vitin 2012, ku merrte pjesë edhe ministri pa portofol asokohe Sylejman Ugljanin.

Lexo dhe...  Video) Marin Mema i bën zemrën mal çdo shqiptari: Ne jemi i vetmi popull në botë që e kemi këtë!

Nga Beogradi Vuçiq pa dërguar porosi se ajo pllakë do të hiqet, çdo gjë ka mbetur duke fajësuar njëra-tjetrën institucionet duke hedhur fajin tjetrit.

Shkreli është i pesti në listën e SDA për deputet, por mbështetësit e shqiptarizimit të këtij subjekti vetëm atë e mbështesin, ndërsa vendosja e tij në atë numër vlerësohet si fitore e rrymës “boshnjake ndaja saj shqiptare” shkruan gazeta.

Nuk ka reagime zyrtare ndaj këtyre deklaratave apo sqarim pse në tubimet e SDA ka flamuj shqiptar. Jo zyrtarisht thuhet se urdhri ka ardhur nga organizata joqeveritare “Kosova për Sanxhak” dhe një nga flamujt duhet të jetë shqiptar.

(Vizituar 5 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share