Malësia e mban gjallë këngën folklorike burimore me breza

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
  • Malësia e mban gjallë këngën folklorike burimore me breza

Intervist më këngëtarin nga Malësia z. Jasmin Nikaj i cili tërë karieren e tij që nga fëmijërija ja kushtoi këngës së bukur popullore dhe mbijeton falë zërit të tij kumbues e të pastër.

Z. Nikaj përshkruani veten tuaj më pakë fjalë?

Z. Nikaj: Jam këngëtar nga Malësia dhe e kultivoi muziken popullore më vite që nga koha e fëmijërisë, ku kam filluar të këndoi si nxenës i shkollës fillore.
Karieren e kam fillu në Shoqërinë Kulturore Koha nga Dinosha dhe kam qenë anëtar i disa Shoqërive Kulturore nga Malësia dhe tani jam udhëheqës i Shoqërisë Kulturore artistike Liria nga Mileshi.

Sa është vështir të jetosh si këngëtar dhe të mbijetosh përmesë këngës?

 

FJALËT ME TË VJETRA ,,QË JANE 15000 VJET.

 

Z. Nikaj: Nuk është lehtë me jetu në krah të muzikës, por unë pata fatin që të takohem më kompozitorin Ziko Beqaj dhe për këngën u kujdesa pak unë e pak këngëtarja nga Shkodra Lulka Merkulja e cila me ndihmoi dhe nga ky bashkpunim kënga ime zuri të bëhët hit në Malësi në Shkodër e në diaspor e sidomos kënga Hotjanja në vitin 2003.
Për të jetuar nga kënga duhet punë dhe angazhim maksimal, falë Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës sot jetoi një jetë modeste dhe jam i lumtur që angazhohem në dasma e koncerte të ndryshme.

Sa investohet në zhvillimin e kulturës në Malësi?

Në që jetojmë në Malësi deri me tani nuk ka pas ndonjë përkrahje materiale ngase na ka munguar Komuna e plotë e Malësisë, e tani që e kemi Komunen e plotë, kryetari z. Nik Gjeloshaj besoi së do ja kushtoi një rendësi të veçant kulturës dhe ndihmes financiare të Ansambleve që mbajnë gjall jeten kulturore në Malësi.

Lexo dhe...  Aktorja rrëfen skenat e dashurisë me Artur Gorishtin në filmin “Eja”: Regjisori erdhi në shtëpi për të bindur prindërit

Cilat jan projektet tua sot dhe në të ardhmen.

Tani jam i angazhuar në dy projekte, në dy këngë të reja dhe jam në bashkpunim më kompozitorin Senad Dreshaj dhe kompozitorin Sajmir Beqaj, shpresoi së suksesi nuk do të me mungoi.

Cili është mesazhi i juaj si këngëtar i Malësisë së madhe?

Mesazhi im është i thjesht dhe përmbajtësor, të gjithë ata këngëtar që e kan profesion këngën ta këndojnë këngën e bukur shqipe, ta kultivojnë me gjelozi dhe ti ruajmë vlerat e muzikes burime por edhe të këngës në zhanre të ndryshme, këngën ta kultivojmë si vlerë shpirtrore dhe si art i të kënduarit pastër e shqip.

Cili është projekti i juaj i këtij viti, ke të aranzhuar ndonje koncert apo dasem ?

Edhe në këtë vit jam i ftuar në disa koncerte si në SHBA ku jeton numri më i madh i mërgimtarëve nga treva e Malësisë, por edhe shumë bashkombas shqiptar më të cilet tani jemi ne kontakt dhe aranzhoi koncerte e dasma dhe gëzime familjare, gjithashtu kam aranzhu edhe në Kanada e Australi e në disa shtete të Europes përendimore.

Z. Nikaj të falenderoi për intervisten dhe të uroi shumë sukses në karieren tuaj.

Z. Nikaj: Ju falenderoi ju dhe stafin e portalit tuaj për bashkëpunim dhe për interesimin tuaj e sidomos për Krahinen e Malësisë së madhe të mbi Shkodrës.

(Vizituar 29 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share