VIDEO – “Dil jashtë, pastaj merr ministrin…”, Shefi i Komisariatit Shkodër shtyn gazetaren dhe operatorin e “Stop”
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 3 zotërinjve në Shkodër, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme në vitin 2007 dhe sot ata kanë zbuluar se numrat e tyre të Amzës, por edhe të gjithë brezit të asaj kohe, janë tjetërsuar.
Për problemin e Amzës së korrigjuar, gazetarja e Stop shkoi në Zyrën Vendore Arsimore dhe për këtë çështje punonjësja na njofton se palët e dëmtuara duhet t’i drejtohen gjykatës.
Por, njëri prej zotërinjve të cilit i është tjetërsuar numri i Amzës, e ka denoncuar rastin në polici më datë 15 Shtator tek oficeri i Policisë Gjyqësore, Fadil Hotaj.
Gazetarja e Stop, Domenika Bajraktari, shkoi në Komisariatin e Policisë së Shkodrës për t’u interesuar për rastin. Për aty gazetarja përballet me arrogancën e shefit të Komisariatit Shko...








