Kobra ngordh pas kafshimit nga tetë-vjeçari i guximshëm në Indi (fotot)
Një djalë 8-vjecar indian ka habitur komunitetin e tij teksa ka vrarë një gjarpër kobra që ishte mbështjellë rreth krahut të tij dhe i kishte ngulur dhëmbët në lëkurë, në një histori të pabesueshme mbijetese.
Djali i njohur si Deepak, u sulmua nga gjarpri i frikshëm në fshatin e largët Pandarpadh në Indinë qendrore, raportonin mediat vendase.
Kobra ishte mbështjellë pas tij teksa po luante jashtë shtëpisë së familjes dhe e kishte kafshuar në krah por për fat kafshimi i saj kishte rezultuar “i thatë” pasi nuk kishte pasur kohë të rigjeneronte helmin vrasës, çka rezultoi fatale për zvarranikun.
Duke rezistuar mes dhimbjes Deepak shkundi krahun e tij për të larguar zvarranikun por pa mundur ta bënte ai mendoi t’ia kthente në të njëjtën monedhë duke e kafshuar atë ...








