Bota

Stuhi masive dimërore në SHBA në prag të festave
Bota

Stuhi masive dimërore në SHBA në prag të festave

  Stuhi dimërore prekën një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të enjten duke rrezikuar planet e udhëtimit të miliona amerikanëve përpara Krishltindjeve, që në shumë qytete pritet të jenë më të ftohtat që janë regjistruar ndonjëherë. Në prag të fundjavës së festave, stuhia pritet të godasë rajonin e Great Lakes, priten shira dhe ngrica në Bregun Lindor, erë të fortë deri në 100 km në orë dhe i ftohtë i hidhur në jug deri në kufirin meksikan. “Ndërsa stuhia përhapet mbi Great Lakes, pritet të ndodhë një fenomen i motit i njohur si një ciklon bombë”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit. Sipas shërbimit të motit, cikloni mund të shkaktojë reshje të forta dëbore dhe erëra prej më shumë se 80 km/h në rajonet qëndrore dhe në verilindje. Ka të ngjarë që si paso...
Shpërthimi’ i numrave të fëmijëve transseksualë në SHBA/ Anomalitë gjinore dhe trajtimet me hormone dyfishohen prej vitit 2017 (fotot)
Bota

Shpërthimi’ i numrave të fëmijëve transseksualë në SHBA/ Anomalitë gjinore dhe trajtimet me hormone dyfishohen prej vitit 2017 (fotot)

  Fëmijët në SHBA po shohin një “shpërthim” të anomalive gjinore dhe të rekomandimeve të hormoneve të pubertetit nga mjekët, të cilat raportohen se janë dyfishuar vitet e fundit, shkruan rrjeti britanik Daily Mail. Mjekimet e njohura si “bllokues puberteti” për nën-18 vjecarët janë dyfishuar në vitet 2017 deri në 2021, siç qëndron dhe shifra e terapisë së hormoneve. Patrick Brown, studies etike në universitetin mjekësor Uashington, tha për rrjetin DailyMail.com se të dhënat tregojnë se ka rritje të konsiderueshme të fëmijëve që po u jepet ky lloj trajtimi. Sipas raportimeve nga sigurimet shëndetësore numri i kirurgjive të lidhura me gjininë te të miturit është rritur 13-fish në SHBA dekadën e fundit. Debati për kufizime të mundshme në trajtimet mjekso...
Argjentina thellon avantazhin, më pranë Kupës së Botës
Bota

Argjentina thellon avantazhin, më pranë Kupës së Botës

Argjentinë-Francë është finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar teksa të dyja kombëtaret do të synojnë trofeun e tretë në histori. Argjentina ka kaluar në avantazh ndaj Francës, me një penallti të debutuar nga Messi. Pak minuta më vonë, Argjentina i afrohet më vonë kupës, me golin e Di Marias. Argjentinë-Francë është finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar. Të dyja kombëtaret synojnë trofeun e tretë në histori. Trajnerët Lionel Scaloni dhe Didier Deschamps zbulojnë edhe kartat teksa në fushë për Argjentinën rikthehet Angel Di Maria. Është anësori i Juventus surpriza e madhe në formacionin e albicelesteve duke qenë se Di Maria prej kohësh ishte me probleme fizike. Ndërkohë, nuk ndryshon pjesa tjetër e lojtarëve me Otamendin dhe Romeron që konfirmohen në qendër...
Si film i Luftës së II Botërore”, kapiteni tregon tmerrin e varkës së përmbysur
Bota

Si film i Luftës së II Botërore”, kapiteni tregon tmerrin e varkës së përmbysur

“Isha duke fjetur, më zgjuan thirrjet e dëshpëruara të njerëzve për ndihmë”. Kapiteni i një peshkarexhe ka rrëfyer momentin tronditës kur e gjeti anijen e tij të rrethuar nga emigrantët e përfunduar në ujërat e akullta të La Manshit pas përmbysjes së mjetit me të cilin po udhëtonin drejt Anglisë. Peshkatari, i identifikuar vetëm si Raymond në mediat britanike, tregoi se kishte numëruar deri në 45 persona pranë varkës së tij në ujërat e ftohtë dhe të rrëmbyer. “Një djalë po varej tek litarët”, u shpreh Raymond në një intervistë për Sky News. “Në fillim mendova se ishte vetëm ai, dhe sapo mora pajisjet e peshkimit – gjë që zgjati rreth tre minuta – ndalova peshkarexhën dhe vrapova jashtë; aty pashë që ishin dhe pesë të tjerë që vareshin në njërën anë të varkës sime”, u shpreh a...
Nuk flet dhe nuk kupton më, përkeqësohet gjendja shëndetësore e aktorit të famshëm hollivudian
Bota

Nuk flet dhe nuk kupton më, përkeqësohet gjendja shëndetësore e aktorit të famshëm hollivudian

Shëndeti i Bruce Willis vazhdon të përkeqësohet. Aktori 67-vjeçar njoftoi disa muaj më parë se do të tërhiqej nga skena për shkak se vuante nga afazia por duket se tani gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar më tepër. Burime për mediat e huaja kanë thënë se ai nuk flet më.     “Ai nuk flet më dhe nuk kupton më shumë se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Familja e di se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë, kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku” zbuloi një burim për Radar Online. “Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce”, shtoi më tej burimi. Kujtojmë që familja e aktorit zbuloi se ai vuante nga kjo sëmundje në Mars. “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetë...
Apokalips” i motit në SHBA: Stuhi bore, tornado e breshër bashkë!
Bota

Apokalips” i motit në SHBA: Stuhi bore, tornado e breshër bashkë!

Një stuhi masive, me erëra të dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar kaos në disa pjesë të Oklahomës dhe Teksasit përfshirë zonën Dallas-Fort Worth, duke sjellë me vete edhe tornado. Rajonet qendrore të vendit nga Malet Rocky, përgatiten të përballen edhe për reshje të dendura bore. Dëborë parashikohet të mbulojë zonën që shtrihet nga Montana deri në perëndim të Nebraskës dhe Kolorados, e në disa rajone trashësia e saj mendohet se do të mbërrijë deri në 60 centimetra. Shi dhe akull parashikohet në rrafshinat lindore. Tornadot sakaq sipas zyrtarëve kanë shkaktuar dëme të mëdha në Wayne të Oklahomës. Meteorologët vendas e kanë përllogaritur shpejtësinë e erës atje në 211 kilometra në orë. Stuhia shkaktoi tornado, breshër dhe shira të rrëmbyer në ve...
Fansi i vogël shpërthen në lot para hotelit, Mesi del kundër truprojave për ta takuar (Video)
Bota

Fansi i vogël shpërthen në lot para hotelit, Mesi del kundër truprojave për ta takuar (Video)

Një video e Lionel Messi-t është duke u shpërndarë me shpejtësi në internet pasi ylli i Barcelonës ia ka zbukuruar ditën një djaloshi i cili po përpiqej ta takonte. Messi po kthehej në hotelin ku qëndron i grumbulluar me kombëtaren albiçeleste kur një fans i vogël i është afruar për t’a takuar. Rojet e sigurimit e kanë larguar menjëherë djaloshin i cili nuk ka bërë rezistencë, por sytë i janë mbushur me lot pasi nuk mundi t’ takojë idhullin e tij. Ky ishte vetëm mendimi i parë i djaloshit pasi skenën e ka parë vetë futbollisti i cili ka urdhëruar t’a kthenin menjëherë mbrapsht fansin e vogël. Pasi e ka takuar, Messi ka shkrepur edhe disa foto me të, ndërsa më pas të dy janë larguar në drejtime të ndryshme. (e.k/BalkanWeb)
Greqia reagon ndaj komenteve të presidentit turk Erdogan për raketat balistike
Bota

Greqia reagon ndaj komenteve të presidentit turk Erdogan për raketat balistike

Qeveria greke reagoi ashpër të hënën pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi gjatë fundjavës se do të godiste Athinën me raketa balistike. “Zoti Erdogan duhet ta dijë mirë se vendi ynë nuk mund të terrorizohet dhe as të frikësohet,” tha zëdhënësi i qeverisë greke, Giannis Oikonomou gjatë një konference shtypi në Athinë. Greqia, tha zoti Oikonomou, “është absolutisht e vendosur, është gjithmonë e përgatitur, e gatshme, të mbrojë ligjshmërinë ndërkombëtare, të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane.” Ai shtoi se “sado të këmbëngulë zoti Erdogan në shtrembërimin e realitetit dhe në retorikën provokuese, të gjitha këto kërcënime dhe lëvizje të tij janë një rrugë pa krye.” Duke folur gjatë një takimi me të rinj në qytetin verior turk të Samsunit t...