Si u krijua Universi?
Nga Paul Sutter
Ne e dimë që jetojmë në një Univers në zgjerim të vazhdueshëm. Kjo do të thotë se i gjithë universi po bëhet më i madh çdo ditë që kalon. Por do të thotë gjithashtu se në të kaluarën Universi ynë ishte më i vogël sesa është sot.
Nëse rikthehemi pas në kohë, fizika sugjeron se Universi ynë dikur ishte një pikë pafundësisht e vogël, pafundësisht e dendur, një trup i vetëm. Shumica e fizikantëvemendojnë se ajo u zgjerua gjatë Big Bengut.
Por për shkak se e gjithë fizika e njohur nuk vlen për kushtet ekstreme që mbizotëruan në fillimet e Universit tonë, është e vështirë të thuhet me siguri se çfarë ndodhi në ato momente, më të hershmet e Universit. Për pjesën më të madhe të historisë, Universi ka qenë i mbushur me objekte të ngjashme qiellore si...








