Bota

OBSH anulon misionin e ndihmës në Gazë për arsye sigurie
Bota

OBSH anulon misionin e ndihmës në Gazë për arsye sigurie

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar edhe një mision tjetër të planifikuar për të dërguar ndihmë mjekësore në Gazë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Misioni i anuluar më 10 janar është i gjashti që është anuluar në dy javë.   Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se misioni i anuluar ishte paraparë të ndodhte në veri të Gazës dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar të vizituar këtë pjesë, por kërkesa i ishte refuzuar për arsye sigurie. “Bombardimet intensive, kufizimet e lëvizjes, mungesa e furnizimeve dhe ndërprerja e komunikimeve e kanë bërë të pamundur për OBSH-në dhe partnerët tanë që të arrijmë synimet tona”, tha ai gjatë një konference virutale për media nga Gjeneva. “Ne i bëjmë thirrje Izraelit të miratojë kë...
Çfar po ndodh me tokën nuk gjen qetsësi, Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Indonezin
Bota

Çfar po ndodh me tokën nuk gjen qetsësi, Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Indonezin

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Indonezinë Një tërmet me magnitudë 6.8 është regjistruar në zonën e ishujve Talaud në Indonezi. Njoftimi u dha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane të martën. Epiqendra e tërmetit ishte 171 kilometra në juglindje të qytetit filipinas të General Santos, ku banojnë rreth 679,000 njerëz. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 91 kilometrash.
Skandal në qendrën e emigrantëve në Itali! Njerëzit trajtoheshin si majmunë, ju jepeshin barna psiokotrope pa qenë nevoja
Bota

Skandal në qendrën e emigrantëve në Itali! Njerëzit trajtoheshin si majmunë, ju jepeshin barna psiokotrope pa qenë nevoja

Emisioni investigativ “Striscia la notizia” ka zbuluar një skandal të madh se çfarë po ndodh në qendrat e trajtimit të emigrantëve. Emisioni investigativ zbuloi se emigrantët trajtoheshin si majmunë, atyre ju jepeshin për të pirë barna psikotrope pa qenë e nevojshme. Lidhur me këtë skandal të madh ka reaguar edhe Potenzës Francesco Curcio, i cili po heton mbi keqtrajtimet e emigrantëve në qendrën pritëse “Palazzo San Gervasio”. “Besueshmëria e shtetit italian është në rrezik mbi menaxhimin e qendrave të paraburgimit (CPR) për migrantët në pritje të dëbimit”, tha të martën prokurori publik, Curcio. Rreth 30 persona, duke përfshirë menaxherë të lartë, staf mjekësorë dhe oficerë policie në qendrën e para-largimit Palazzo San Gervasio në Potenza, janë vënë nën hetim pas zb...
Çmendet nëna në Greqi/ Dhunon për vdekje foshnjën 6 muajshe, dyshohet se e ka hedhur nga …
Bota

Çmendet nëna në Greqi/ Dhunon për vdekje foshnjën 6 muajshe, dyshohet se e ka hedhur nga …

  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dyshohet se nëna ka dhunuar për vdekje foshnjë e saj vetëm 6-muajshe. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 13:50 në Makrochori, Imathia. Sipas ‘Protothema.gr’, gjyshërit e foshnjës janë paraqitur në spital me foshnjën 6-muajshe, pasi e kishin gjetur në shtëpi të dhunuar nga e ëma. Mësohet se nëna e foshnjës kishte probleme të theksuara psikologjike dhe se vuan nga depresioni, ndërsa i ati nuk ka qenë prezent në momentin tragjik. Sekuestrohen pesë armë zjarri në Prishtinë Autoritetet greke janë duke hetuar nëse vdekja e foshnjës, ndërsa nuk është përjashtuar edhe versioni që nëna mund ta ketë hedhur fëmijën nga ballkoni. 3...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka tronditur këtë shtet..
Bota

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka tronditur këtë shtet..

  Një tërmet me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter ka goditur Filipinet. Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se epiqendra ishte në zonën detare në lindje të ishullit Sarangani dhe thellësia fokale u vlerësua në 76 kilometra.   Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Filipinet janë të vendosura në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik.
Shkencëtarët po përgatiten për një sukses historik: Shihni se çfarë planifikojnë të bëjnë me Diellin
Bota

Shkencëtarët po përgatiten për një sukses historik: Shihni se çfarë planifikojnë të bëjnë me Diellin

Shkencëtarët po përgatiten për një sukses historik: Shihni se çfarë planifikojnë të bëjnë me Diellin Këtë vit, sonda diellore Parker e NASA-s do të vendosë një moment historik në eksplorimin e hapësirës. E nisur më 12 gusht 2018, sonda do të kalojë pranë Diellit me një shpejtësi prej 195 km/s më 24 dhjetor 2024, raportoi BBC. Në faqen e saj të internetit, NASA e përshkruan misionin si "prekja e Diellit" me qëllimin për të marrë "mostrën e parë të atmosferës së një ylli". "Ne praktikisht po zbarkojmë në një yll", i tha BBC-së Nour Raouafi, shkencëtar. "Kjo do të jetë një arritje monumentale për të gjithë njerëzimin. Është e barabartë me uljen në Hënë në vitin 1969", shtoi ai. Qëllimi i misionit është të na ndihmojë të kuptojmë Diellin më thellë, s...
Motrat seksi të krijuara nga Inteligjenca Artificiale po fitojnë mijëra dollarë në muaj në Instagram
Bota

Motrat seksi të krijuara nga Inteligjenca Artificiale po fitojnë mijëra dollarë në muaj në Instagram

  Gjithnjë e më shumë “modele” të krijuara nga Inteligjencës Artificiale shfaqen në mediat sociale, duke e bërë të vështirë për shumë njerëz të dallojnë kur është një person real dhe kur është një krijim i AI. Ndër këto modele janë Emily dhe Fiona Pellegrini . Dy ‘motrat’ kanë grumbulluar 220 mijë ndjekës në vetëm pak javë, duke postuar foto të tyre me të brendshme dhe duke detajuar udhëtimet e tyre magjepsëse në Itali, Spanjë dhe Francë.   Dy “vajzat” u krijuan përmes inteligjencës artificiale nga një ekspert i teknologjisë me përvojë. Kur i kërkoi AI që t’i bënte imazhin e një gruaje të përsosur, ai pa Emily përpara tij. Pak javë më vonë, pasi krijimi i tij filloi të fitonte fansa në rrjetet sociale, ai vendosi t’i dhurojë asa...
Sa dyfishi i Tokës, shkencarët bëjnë zbulimin e mahnitshëm! Një planet i mbuluar me oqeane
Bota

Sa dyfishi i Tokës, shkencarët bëjnë zbulimin e mahnitshëm! Një planet i mbuluar me oqeane

  Komuniteti shkencor ka zbuluar një planet të ri, 245 vite dritë larg nga toka, të mbuluar me oqeane. Sipas earth.com, madhësia e këtij planeti është sa dyfishi i rrezes së tokës. Planeti ka marrë emrin TOI-733B dhe ka një veçori unike në atmosferësn e tij. Ekspertët kanë paraqitur dy skenarë, i pari është se planeti mund të ketë humbur shtresën e tij atmosferike dhe i dyti është se mund të ketë një botë oqeanike shumë të rrezatuar.   Përbërja e këtij ekzoplaneti është një shkëmb i thatë dhe pa shtresa të gazta. Shkencarët kanë shpjeguar se një nga arsyet se përse është kjo situatë, se duke qenë afër diellit atmosfera e tij do të avullonte. TOI-733B është konsideruar i ngjashëm me planetin Neptun për shkak të karakteristikave të ...