Bota

Jam mirë këtu, në Shqipëri ka njerëz të këqij”, shqiptari i dënuar për përdhunim të miture fut “në sherr” institucionet britanike: S’ia heqim dot nënshtetësinë sepse…
Bota

Jam mirë këtu, në Shqipëri ka njerëz të këqij”, shqiptari i dënuar për përdhunim të miture fut “në sherr” institucionet britanike: S’ia heqim dot nënshtetësinë sepse…

  Shqiptari Gjin Gjergji, 52 vjeç, ka arritur që të bëjë “lëmsh” institucionet britanike, të cilat tashmë nuk mund t’i heqin nënshtetësinë dhe as ta dëbojnë edhe pse është dënuar për përdhunimin e një të miture. E gjithë kjo pasi institucionet britanike, sipas Daily Mail, kanë “neglizhuar” prova të para 20 viteve, ku vërtetohej se Gjergji kishte mashtruar për identitetin e tij. Ai kishte deklaruar se kërkonte azil pasi vinte nga Kosova e cila ishte në luftë. Kështu ai u pajis me pasaportë angleze dhe vijoi jetën atje, ndërsa në vitin 2005 mori edhe bashkëshorten e tij nga Shqipëria. Edhe pse më vonë zyra e Home Office ka pasur të dhëna dhe dokumente që vërtetonin se ai kishte mashtruar për origjinën e tij dhe arsyen rea...
Skandal në Ganë, prifti 63-vjeçar martohet me një vajzë 12-vjeçare
Bota

Skandal në Ganë, prifti 63-vjeçar martohet me një vajzë 12-vjeçare

  Një prift tradicional me ndikim në moshën 63-vjeçare ka shkaktuar zemërim në Ganë, duke u martuar me një vajzë 12-vjeçare.Prifti, Nuumo Borketey Laëeh Tsuru XXXIII, u martua me të në një ceremoni të zakonshme të mbajtur të shtunën. Kjo martesë ka shkaktuar shumë kritika. Mosha minimale ligjore për t’u martuar në Ganë është 18 vjeç dhe ka rënë numri i martesave të fëmijëve. Sipas OJQ-së globale të fushatës Girls Not Brides, 19% e vajzave në vend martohen para se të mbushin 18 vjeç dhe 5% martohen para ditëlindjes së tyre të 15-të. Videot dhe fotot e martesës të së shtunës, ku morën pjesë dhjetëra anëtarë të komunitetit, janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke shkaktuar një protestë në mesin e shumë ganezëve. Gratë në ceremoni gjithashtu mund të dë...
Rikthehet rëra Sahariane, temperatura deri 30 gradë C këtë të diel
Bota

Rikthehet rëra Sahariane, temperatura deri 30 gradë C këtë të diel

Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Vlen për t’u theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 gradë celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë. Sot pritet afrimi gradual nga Evropa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Evropë kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjin...
NASA vëren një vorbull të çuditshme në liqenin e Shkodrës
Bota

NASA vëren një vorbull të çuditshme në liqenin e Shkodrës

NASA ka kapur një vorbull në qendër të Liqenit të Shkodrës, liqenin më të madh në Gadishullin Ballkanik. Kjo pamje fillimisht është vënë re nga një astronaut në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Liqeni i Shkodrës është liqen karstik dhe shtrihet në kufi me Malin e Zi dhe është një shembull i fenomenit të kriptodepresionit, ku pjesë të liqenit shtrihen mbi nivelin e detit. Sipas NASA-s, vorbulla mund të jetë shkaktuar nga përzierja e sedimenteve që kanë ardhur nga shtrirja e dëborës në male. Një burim kryesor i kësaj prurjeje sedimentesh vjen nga lumi Moraca, delta e saj e gjerë zë pjesën më të madhe të bregdetit të Malit të Zi. Deltat e vogla të lumenjve përgjatë skajeve veriore të liqenit gjithashtu kontribuojnë në sediment. Lumi Drin dhe Lumi Bojana k...
Modelja nudo lë profesionin për t’u bërë infermiere koronavirusi
Bota

Modelja nudo lë profesionin për t’u bërë infermiere koronavirusi

Sofie Woz ishte kualifikuar më parë si infermiere para të hynte në botën ekstravagante të modelling-ut, por është kthyer së fundmi në vendin e saj Holladë për të ndihmuar me krizën e Covid-19. Modelja nudo ka për të dashur një DJ të njohur britanik, por tashmë ka ndërruar “kostumin e lindjes” me uniformën e infermieres në kohë krize. 28 vjeçarja më parë udhëtonte në të gjithë botën për fotot e saj profesionale, ndërsa tashmë po ndihmon në një klinikë të moshuarish në qytetin e saj të lindjes Roosendaal në Holandë. Ajo tregon sesi i nisi karrierën në fotografi: “U njoha me një vajzë që kishte pozuar për Playboy. Ajo kishte foto të bukura dhe aspak vulgare. Dhe kur pashë një reklamë për modele nudo vendosa ta provoj”. Sofie dhe i dashuri i saj kishin në plan të udhëtonin këtë vit d...
Sharon Stone mesazh të ndjerë shqiptarëve, vlerëson gjestin e rrallë: Faleminderit me gjithë zemër Shqipëri
Bota

Sharon Stone mesazh të ndjerë shqiptarëve, vlerëson gjestin e rrallë: Faleminderit me gjithë zemër Shqipëri

Sharon Stone mesazh të ndjerë shqiptarëve, vlerëson gjestin e rrallë: Faleminderit me gjithë zemër Shqipëri Aktorja e njohur, Sharon Stone, nëpërmjet një statusi në median sociale, ka falenderuar publikisht shqiptarët për gjestin e rrallë ndaj italianëve, me dërgimin e 30 mjekëve, në këto kohë të vështira që po kalojnë, pasi pandemia e koronavirusit ka mbërthyer Italinë. “30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”- shkruan Sharon Stonë në profilin e saj në rrjëte sociale. Postimi i Sharon Stone. Me një foto të 30 viteve më parë të eksodit, ku shqiptarët dyndeshin në Itali me anije, Sharon Stone ka vendosur të tregojë se s’i pas kaq vitesh Shqipëria po i vjen në ndihmë...
Së shpejti kemi me pa shpërthimin kozmik me sy të lirë – ajo shihet një herë në jetë
Bota

Së shpejti kemi me pa shpërthimin kozmik me sy të lirë – ajo shihet një herë në jetë

Një vallëzim qiellor midis dy yjeve 3000 vite dritë larg do të rezultojë në një shpërthim kaq të ndritshëm sa do të jetë i dukshëm me sy të lirë për ditë të tëra, thanë sot astronomët nga Universiteti “Nottingham Trent”. Shpërthimi që ndodh një herë në jetë në sistemin T Coronae Borealis do të shfaqet si një yll i ri i ndritshëm në qiellin e natës përpara se të zbehet dhe të zhduket për 80 vitet e ardhshme. Profesori Daniel Brown shpjegon se kjo ngjarje qiellore quhet “nova”, kur shkëlqimi i një ylli rritet me shpejtësi. Sipas tij, nuk është e lehtë të parashikohet se kur do të pasojë ajo ngjarje, por ai beson se mund të ndodhë në çdo kohë deri në shtator. “Ne jemi të lumtur, do të shohim një të ashtuquajtur yll të ri në qiell”, tha Brown dhe vuri në dukje se T Coronae Bore...
Lajmi Fundit; Greqia tronditet nga dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7
Bota

Lajmi Fundit; Greqia tronditet nga dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7

Dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7 janë regjistruar paraditen e së premtes pranë Ilisë, Greqi. Mediat greke raportojnë se tërmete janë ndjerë edhe në Atikë dhe Kretë. Epiqendra e saktë ndodhet 25 kilometra në lindje të Strofades. Sizmiologët thonë se për momentin nuk ka vend për t’u shqetësuar.