Lufta e Tretë Botërore është e mundur brenda pesë viteve të ardhshme, thotë komandanti britanik-Çkemi News
Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, i cili e mbajti këtë post deri në muajin e kaluar, tha se bota po përballet me një luftë të mundshme të tretë botërore.
Ai paralajmëroi anëtarët e NATO-s se bota po përballet me “momentin më të rrezikshëm që nga viti 1945” dhe u bëri thirrje anëtarëve të investojnë më shumë në armatim.
Ai tha për Times se Rusia, Kina dhe Irani ishin “fuqitë e reja të Boshtit” dhe se një luftë e tretë botërore mund të shpërthejë në pesë vitet e ardhshme nëse diçka nuk bëhet.







