Bota

Merkel: Solidaritet me Izraelin, ka të drejtën e vetëmbrojtjes
Bota

Merkel: Solidaritet me Izraelin, ka të drejtën e vetëmbrojtjes

Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedoi sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe shprehu solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin. Merkel tha se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje dhe dënoi vazhdimin e sulmeve me raketa ndaj Izraelit, nga Rripi i Gazës, raporton AP. Kancelarja gjermane tha se shpresonte që përplasjet të mbaronin shpejt, duke pasur parasysh viktimat midis civilëve në të dy palët. Kabineti i Merkel deklaroi se ajo vuri në dukje se qeveria gjermane do të vazhdojë të “reagojë me vendosmëri kundër protestave në Gjermani, ku urrejtja dhe antisemitizmi po përhapen”. Një nga kandidatët kryesorë për pasardhësen e Merkel, Analena Berbock nga të Gjelbrit gjermanë, dënoi sulmet me raketa nga Hamasi ...
Zbulimi tronditës i OBSH-së: Puna me orare të zgjatura vret 745 mijë njerëz çdo vit
Bota

Zbulimi tronditës i OBSH-së: Puna me orare të zgjatura vret 745 mijë njerëz çdo vit

Orët e gjata të punës po vrasin qindra mijëra njerëz në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Studimi i parë global i këtij lloji tregoi se 745.000 njerëz vdiqën në vitin 2016 nga goditje në tru dhe sëmundje të zemrës për shkak të orëve të gjata në punë. Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit. OBSH gjithashtu tha që tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.       Puna mbi 55 orë në javë, shoqërohej me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik me 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune që varion nga 35 në 40 orë. Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), gjithashtu ...
Sa i transmetueshëm është varianti indian i Covid që po përhapet në gjithë botën?
Bota

Sa i transmetueshëm është varianti indian i Covid që po përhapet në gjithë botën?

Pas muajsh lajmesh të mira, përfshirë rastet në rënie të Covidit dhe vaksinimit të vazhdueshëm, bota ka një problem: Variantin e koronavirusit që u shfaq në Indi – B.1.617.2 – dhe që ka filluar të përhapet në shumë vende. Shqetësimet janë shtuar gjatë javës së kaluar dhe shkencëtarët tani janë të bindur se ky variant përhapet më lehtë. Por ka ende një pasiguri të madhe për përhapjen e variantit B.1.617.2.       “Kjo është një pyetje me të vërtetë kritike për të cilën ne ende nuk e kemi përgjigjen,” tha Prof Chris Whitty. Sidoqoftë, grupi shkencor këshillues i qeverisë britanike për emergjencat (Sage), thotë se ekziston një “mundësi reale” që varianti indian mund të përhapet 50% më shpejt, që është shumë. Ka disa vlerësime të tjera që vijnë nga India, të cilat thonë se...
Krizë e madhe”? Në Kent të Anglisë, “plas” vjedhja e kapakëve të pusetave!
Bota

Krizë e madhe”? Në Kent të Anglisë, “plas” vjedhja e kapakëve të pusetave!

Të paktën 30 kapakë pusetash janë grabitur në Kent, shkruajnë mediat vendase, të cilat e përshkruajnë me habi një zhvillim të tillë. Policia është vënë në gjurmët e hajdutëve, të cilët besohet se ishin veshur si punëtorë në momentin që kanë kryer goditjen. Ajo po kërkon informacione nga banorët, duke i bërë thirrje të tregojnë çdo lëvizje të dyshimtë që kanë parë në zonë. Incidenti ndodhi në një rrugë të vetme, në Knoll Lane.       Mendohet se personat që vjedhin kapakët e pusetave i përdorin ato që t’i shesin më vonë për skrap. Në vendet perëndimore, ndëshkimi nuk është shumë i lartë, por në Kinë kjo konsiderohet shkelje e rëndë. Vitin e kaluar, organet më të larta gjyqësore në vend paraqitën masa të ashpra ndëshkimore kundër njerëzve që dëmtojnë apo ...
Historia e konfliktit izraelito-palestinez/ Si filloi dhe pse nuk është zgjidhur?
Bota

Historia e konfliktit izraelito-palestinez/ Si filloi dhe pse nuk është zgjidhur?

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zgjeruar në rast se nuk do të ndalet”. Sipas BBC, dhuna e fundit pasoi në një muaj të tensionuar në Jerusalem, edhe pse konflikti ka vazhduar për dekada. Të paktën 145 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Dhjetë u vranë në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë vjeç dhe një ushtar. Si filloi konflikti? Britania e Madhe mori kontrollin e zonës së njohur si Palestina pasi sundimtari i asaj pjese të Lindjes së Mesme që nga Perandoria Osmane, u mund në Luftën e Parë Botërore. Zona ishte e banuar nga pakicë hebreje dhe shumicë arabe. Tensionet midis dy popujve u rritën kur bashkësia ndërkombëtare u d...
Indonezia goditet nga një tërmet 6.6 ballë
Bota

Indonezia goditet nga një tërmet 6.6 ballë

Një tërmet me fuqi prej 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot ishullin indonezian Sumatra. Epiqendra e tërmetit ishte 257 kilometra në jug të Sinabanit, një qytet në bregun lindor të ishullit Simeulue, i cili shtrihet në brigjet perëndimore të Sumatrës, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).       Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash. Deri më tani, nuk është raportuar për asnjë të vdekur ose dëme materiale.
Zhytësi del ballë për ballë me peshkaqenin monstruoz, shpëton paq në Florida (fotot)
Bota

Zhytësi del ballë për ballë me peshkaqenin monstruoz, shpëton paq në Florida (fotot)

Një zhytës është përballur me një peshkaqen femër me masë gjigande anormale teksa eksploronte brigjet në brigjet e Florida. 55 vjeçari John Moore arriti të merrte fotot e mahnitshme të peshkaqenit pranë Jupiter në fillim të muajit. Ai fotografoi femrën që tregonte dhëmbët e saj të mprehtë thikë, dhe sytë djallëzorë në të verdhë, teksa notonte me tufën e saj te peshkaqenëve ‘dema’. Moore është një zhytës me eksperiencë dhe aktivist i mbrojtjes së natyrës. Megjithse peshkaqeni dem eshte i rrezikshem per njerezit, amatori tha se nuk u ndje ne rrezik nga femra e ushqyer mire.         Ai tha: “Ishte një femër anomalisht e madhe. Ishte e rënduar me shtatzani por dhe dukej që ishte ushqyer mirë. Ai shpjegonte më tej se peshkaqeni dem ishte paksa mbi ...