Çfarë dihet rreth frikës së fillimit të një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës?
Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën Lindore të premten, me manovrat dhe stërvitjet ushtarake ruse pranë Ukrainës dhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës brenda disa ditësh.
Diplomatët dhe udhëheqës të qeverive, ndërkohë, u ndeshën me vështirësi në përpjekjet për të rifilluar bisedimet e bllokuara për të shmangur fillimin e një lufte të hapur. Ja një vështrim mbi arsyet që kanë rritur frikën e fillimit të një lufte:
PARALAJMËRIME TË FORTA NGA SHTËPIA E BARDHË
Shtëpia e Bardhë tha se ende nuk e dinte nëse presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë një vendim për të pushtuar, por tha se Putini ka grumbulluar të gjithë elementët për ta bërë këtë shpejt dhe u kërkoi amerikanëve në Ukrainë që të largoheshin ...








