Albania

Seanca e “Plumbit të Artë”/ SPAK lexon provat shkresore për vrasjet e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, ndërhyjnë avokatët e Altin Ndocit: Jeni bërë si telenovelat turke
Albania

Seanca e “Plumbit të Artë”/ SPAK lexon provat shkresore për vrasjet e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, ndërhyjnë avokatët e Altin Ndocit: Jeni bërë si telenovelat turke

  Nis seanca gjyqësore e Plumbit të Artë. Prokurorja Doloreza Musabelliu po lexon provat shkresore të dosjes. “Nga kërkesëporositë kemi identifikuar kodet e “Sky” që disponoheshin nga Nuredin Dumani”, u shpreh prokurorja në tre raste. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se SPAK lexoi procesverbalet e identifikimit të tre llogarive të “Sky” nga Dumani, si edhe të pandehurve Henrik Hoxhaj, Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Ardian Subashi ose Çollaku, Arjan Saliu (i cili është vrarë), Festim Qoli, ku rezultojnë në episodet e ngjarjeve. Në këto biseda flitet rreth vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, për planet për të vrarë Indrit Doklen dhe Emiliano Ramazanin. SPAK vendosi të lexo...
Sulm me thikë , një viktimë dhe dy të plagosur
Albania

Sulm me thikë , një viktimë dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në një sulm me thikë në Sydney këtë mëngjes. Shërbimet e emergjencës u thirrën në një periferi perëndimore të metropolit australian rreth orës 10:00 pasi një burrë goditi me thikë disa njerëz përpara se të largohej nga vendngjarja, sipas një njoftimi për shtyp nga policia shtetërore e Uellsit të Ri Jugor. Sulmi ndodhi në një lagje të mbushur me njerëz. Mjekët e urgjencës i dhanë ndihmën mjeksore 3 persove me lëndime të rënda, por një burrë vdiq në vendngjarje, tha oficeri i lartë i policisë Simon Glaser. Dy viktimat e tjera të sulmit, një 22-vjeçar dhe një grua 47-vjeçare, u dërguan në spital në gjendje kritike, shtoi ai. Glaser tha se sulmuesi i dyshuar u arrestua ...
Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë, nuk ka dorëheqje nën presionin e…
Albania

Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë, nuk ka dorëheqje nën presionin e…

  Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste nga Kryesia e Kuvendit, për nismën ligjore për forcimin e kufirit të pakalueshëm që ndan gjyqësorin nga dy pushtetet e tjera kushtetuese dhe ndalon përfundimisht pezullimin e funksioneve kushtetuese. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, duke u shprehur se ka qenë vetë ai që ia ka refuzuar vetë të treja herët. “Sa i përket rastit konkret, ky është një tjetër proces. Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dor...
Capital T flet për luftën dhe sakrificën në “Grida Duma Podcast”: Patriotizmi nis nga vetja, jam gati për vetëflijim për vendin tim
Albania

Capital T flet për luftën dhe sakrificën në “Grida Duma Podcast”: Patriotizmi nis nga vetja, jam gati për vetëflijim për vendin tim

  Reperi i njohur Capital T ka dhënë një nga deklaratat më të forta të tij në intervistën për “Grida Duma Podcast”, ku foli hapur për mënyrën si e kupton patriotizmin dhe rolin e tij si qytetar. Ai u shpreh se patriotizmi sot po banalizohet dhe po kthehet në diçka sipërfaqësore. Sipas tij, nuk është as festë flamuri, as postim në Instagram, as fyerje ndaj armiqve historikë. “Patriotizmi fillon te gjërat e vogla”, tha ai, duke theksuar se ndryshimi nis nga vetja dhe jo nga pritshmëritë ndaj shtetit. Në bisedë me Grida Dumën, Capital T u ndal edhe te krahasimet që shqiptarët bëjnë shpesh me vende si Zvicra apo Gjermania. Ai tha se para se të kërkojmë modele jashtë, duhet të pyesim veten çfarë po bëjmë ne për vendin tonë. ...
SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/ Reagon kreu i grupit të PD: Intimidimet ndaj prokurorisë, nuk e shpëtojnë dot Qeverinë
Albania

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/ Reagon kreu i grupit të PD: Intimidimet ndaj prokurorisë, nuk e shpëtojnë dot Qeverinë

  Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se përpjekja e qeverisë për të intimiduar Prokurorinë, ka marrë përgjigje të prerë nga SPAK. “Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i radhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme. Por, përpjekja e Edi Ramë...
Kam një histori që nuk e di njeri”/ Selin i rrëfehet Gimbos: Babi ka bërë një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur
Albania

Kam një histori që nuk e di njeri”/ Selin i rrëfehet Gimbos: Babi ka bërë një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur

  Gjatë një bisede në dhomën e ndenjes, Selin i ka rrëfyer një histori Gimbos.   Ajo u shpreh se një moment të jetës, prindërit e saj kanë qenë në proces divorci.Selin: Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorcesh, por unë…Gimbo: I ke pajtuar?Selin: Padashje. Jo padashje, por…Gimbo: Je pishman?Selin: Jo. S’jam pishman. Por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. Do me thënë e di, se unë kam qenë me atë gjatë gjithë kohës, por nuk e di nëse do të donte ta përjetonte ndryshe. Më kupton? Nëse vërtet ajo thellë-thellë e ka falur dhe nëse thellë-thellë është .
SHQIPËRIA NË “GJUETI” NGA HAJDUTËT! 2025 Mbyllet me Valë Vjedhjesh, nga Banesat te Bizneset dhe Bankomatet-Çkemi News
Albania, Ckemi

SHQIPËRIA NË “GJUETI” NGA HAJDUTËT! 2025 Mbyllet me Valë Vjedhjesh, nga Banesat te Bizneset dhe Bankomatet-Çkemi News

Viti 2025 ka shënuar një rritje shqetësuese të vjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, duke e kthyer krimin e pronës në një nga problemet më të përhapura të sigurisë publike. Nga qytetet e mëdha deri në zonat rurale, banesa, biznese, automjete, dyqane dhe institucione janë vënë në shënjestër të hajdutëve. Sipas të dhënave policore dhe raportimeve mediatike, gjatë 2025 janë regjistruar qindra raste vjedhjesh, ku një pjesë e mirë kryhen natën, me thyerje, me maska dhe mjete profesionale, ndërsa në disa raste autorët kanë vepruar edhe në mes të ditës, duke sfiduar hapur sigurinë. Veçanërisht problematike kanë qenë: Vjedhjet në banesa, ku familje të tëra janë gjetur përballë shtëpive të boshatisura Goditjet ndaj bizneseve, dyqaneve dhe marketeve Vjedhjet e automjeteve dhe pjesëve të ty...
SHQIPËRIA NË ALARM! 2025 Mbyllet me Dhjetëra Vrasje, Nga Krimi i Organizuar te Konfliktet Banale që Marrin Jetë-Çkemi News
Albania, Ckemi

SHQIPËRIA NË ALARM! 2025 Mbyllet me Dhjetëra Vrasje, Nga Krimi i Organizuar te Konfliktet Banale që Marrin Jetë-Çkemi News

Viti 2025 shënohet si një nga vitet më të errët të dekadës për sigurinë publike në Shqipëri. Nga janari deri në fund të vitit, vendi është tronditur nga rreth 39 vrasje, një bilanc i rëndë që ka rikthyer frikën, pasigurinë dhe debatin e fortë mbi rendin dhe drejtësinë.Ngjarjet kanë qenë të shpërndara në të gjithë territorin e vendit – nga Tirana, Shkodra, Elbasani e Vlora, deri në zona rurale – dhe kanë përfshirë ekzekutime mafioze, atentate të mirëorganizuara, konflikte familjare, grindje banale, hasmëri të vjetra dhe vrasje për motive të dobëta.Veçanërisht shqetësuese kanë qenë atentatet me armë zjarri në ambiente publike, vrasjet pranë bizneseve, në makina, si dhe raste të rënda brenda familjes, ku autorë dhe viktima kanë qenë prindër, fëmijë apo të afërm. Disa prej ngjarjeve lidhen me ...