Albania

EMRI/ Ngjarje e rëndë në Sarandë, burri godet me thikë në bark bashkëshorten-Çkemi News
Albania

EMRI/ Ngjarje e rëndë në Sarandë, burri godet me thikë në bark bashkëshorten-Çkemi News

  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një grua ka mbetur e plagosur me thikë në bark. Ajo është identifikuar si Miranda Budini, e cila është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve të para, Budini ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë të qarta shkaqet e incidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka filluar kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes.
Makina në rrugën nacionale Jorgucat-Sarandë “mbulohet” nga flakët, momente paniku për drejtuesin e mjetit dhe familjen e tij-Çkemi News
Albania

Makina në rrugën nacionale Jorgucat-Sarandë “mbulohet” nga flakët, momente paniku për drejtuesin e mjetit dhe familjen e tij-Çkemi News

  Një makinë tip Benz Mercedes ka marrë flakë në rrugën nacionale Jorgucat-Sarandë rreth orës 18:30 Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës. Drejtuesi i mjetit, Kristaq Thoma nga Saranda udhëtonte me familjen bashkëshorten dhe një fëmijë. Ata kanë dalë menjëherë nga automjeti pasi ka vënë re që mjeti u nxeh. Menjëherë më pas automjeti ka shpërthyer në flakë dhe është djegur plotësisht. Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes Thoma kanë shpëtuar pa lëndime. Policia që mbërriti në vendngjarje ka nisur një hetim për shkaqet e që mund të kenë nxitur zjarrin e që paraprakisht dyshohet se kanë të bëjnë me gjendjen teknike të mjetit.
Administrata është zero, për një certifikatë…”/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë: Kush më siguron që ky do të jetë premtim i realizuar?-Çkemi News
Albania

Administrata është zero, për një certifikatë…”/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë: Kush më siguron që ky do të jetë premtim i realizuar?-Çkemi News

  Një qytetare debatoi me kryeministrin Edi Rama, gjatë takimit në kryeqytetin grek. Ajo u shpreh e zhgënjyer nga shërbimi i administratës në vendin tonë, teksa u ankua për mosmarrjen e certifikatës së pronësisë. Qytetarja: Jeni figurë shumë e shquar për momentin për shqiptarët dhe për Shqipërinë, mirëpo ka he mangësi akoma edhe pas kaq kohësh që jeni lider i Shqipërisë. Mangësitë që janë shumë të mëdha, për mendimin tim, në Shqipëri, administrata është zero. Akoma në këtë kohë, nuk kemi marrë akoma certifikatën e tokës. Kush më siguron që ky do jetë premtim i realizuar dhe unë mund të vij për të investuar. Rama: E para njëherë, po të mos kishte probleme, për çfarë do vija unë këtu dhe për çf...
Sherri i dhunshëm në Tiranë, tre persona bëjnë për spital 39-vjeçarin! Lëndohet edhe një i ri që ndërhyri për t’i ndarë!-Çkemi News
Albania

Sherri i dhunshëm në Tiranë, tre persona bëjnë për spital 39-vjeçarin! Lëndohet edhe një i ri që ndërhyri për t’i ndarë!-Çkemi News

  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç. Po ashtu blutë e kryeqytetit referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.
Vdiq pasi piu shumë ujë sepse e këshilloi mjeku, familja e 59-vjeçarit padit spitalin-Çkemi News
Albania

Vdiq pasi piu shumë ujë sepse e këshilloi mjeku, familja e 59-vjeçarit padit spitalin-Çkemi News

  Familja e 59-vjeçarit, Sean O’Donnell, i cili vdiq pasi piu shumë ujë, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Spitalit Universitar St Vincent në Dublin. Avokatët e familjes i thanë Gjykatës së Lartë në Dublin se ai “vdiq nga helmimi me ujë” pasi u këshillua “të pinte sasi të mëdha uji”. Gjendja, e cila njihet edhe si hiponatremia, mund ti marrë jetën rreth 1 në 4 pacientë, sipas studimeve. Simptomat përfshijnë nauze ose të vjella, lodhje, dobësi ose ngërçe muskulore, shqetësim ose humor të ulët, dhimbje koke ose konfuzion dhe konvulsione. Siç raporton Mirror, në rastin e Sean, 59-vjeçari ka pësuar ënjtje në tru, kriza, arrest kardiak para vdekjes së tij tragjike. Ai kishte shkuar në spital më 2...
Marsi, muaji i aksidenteve! Në një javë, 8 persona humbën jetën. Aksidentet më të shumta pas orës 19:00-Çkemi News
Albania

Marsi, muaji i aksidenteve! Në një javë, 8 persona humbën jetën. Aksidentet më të shumta pas orës 19:00-Çkemi News

  Pakujdesia gjatë drejtimit të mjetit vijon të përgjakë rrugët. Muaji mars po mbyllet me bilancin tragjik, 125 aksidente me 20 viktima dhe 158 persona të plagosur. 8 persona humbën jetën vetëm brenda një jave, ku më i rëndi ishte ai i katër të rinjve në Fushë Prezë. Ekspertët ngrenë shqetësimin jo vetëm për sjelljen e drejtuesve të mjeteve, por edhe shtimin e kontrolleve. “Po marrin përmasa të frikshme drejtuesit që përdorin makinën nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, me shpejtësi tej normave që kthehen në rrezik potencial duke humbur shumë jetë njerëzish. Shumë hallka duhet të veprojnë, siç është ministria, policia rrugore, autoshkollat, bizneset dhe përdoruesit e rrugëve, duhet të ulemi të dalim nga kjo situatë kritik...
Papa Françesku, letër Kryepeshkopit Joan: Shpresplotë që marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Kishës së Shqipërisë do të zhvillohen më tej, duhet të japim dëshmi të besueshme për unitet-Çkemi News
Albania

Papa Françesku, letër Kryepeshkopit Joan: Shpresplotë që marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Kishës së Shqipërisë do të zhvillohen më tej, duhet të japim dëshmi të besueshme për unitet-Çkemi News

  Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, përmes një letre ka uruar Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në mesazhin e tij, Papa Françesku shpreh shpresat e tij për angazhimin e rinovuar për thellimin e marrëdhënieve midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Selia e Shenjtë dërgoi një delegacion në kurorëzimin e Fortlumturisë së tij Joan si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, që u zhvillua të shtunën në Tiranë. Kryepeshkopi Flavio Pace, Sekretar i Dikasterit për Nxitjen e Unitetit të Krishterë kryesonte delegacionin, i shoqëruar nga Ms. Andrea Palmieri, Nënsekretar i të njëjtit Dikaster, dhe Ms. Ionuţ Paul Strejac, i Ngarkuar...
“O Braçe ku je!?”/ Rama takim me njësinë 5 në Tiranë, batuta me deputetin: Shiko ndonjëherë instagramin tim, nuk bëhet qameti-Çkemi News
Albania

“O Braçe ku je!?”/ Rama takim me njësinë 5 në Tiranë, batuta me deputetin: Shiko ndonjëherë instagramin tim, nuk bëhet qameti-Çkemi News

  Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim shtabin elektoral në Tiranë. Pjesë e takimit ishin deputeti Erion Braçe dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Gjatë rrugës për në takim, kreu i qeverisë u shoqërua nga kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani. Rama: O Braçe ku je!? Braçe: Ka të tjerë këtu Rama: Kam ardhur bashkë me kryetaren në detyrë të bashkisë. O Braçe na trego ndonjë gjë mo vëlla. Si duket situata? Braçe: Ti shiko ndonjëherë dhe instagramin timin mo burrë. Tëndin e shohim që në mëngjes. Mund ta shohësh dhe timin se nuk bëhet qameti. Të shohim në mëngjes në “Sy m’ë sy” Rama: Hape ta shoh